Zv.trajneri i Kombëtares, Zabaleta: Ja pse zgjodhëm Uzunin si titullar

11 Tetor 2025, 20:13Sport TEMA
Zv.trajneri i Kombëtares, Zabaleta: Ja pse zgjodhëm Uzunin si titullar

Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta tha se trajneri i kombëtares, Sylvinho zgjodhi Uzunin nga minuta e parë – pasi ai është mjaft i shpejtë dhe mund të jetë opsion i mirë sonte.

“Uzuni është ndryshimi ynë i vetëm nga ndeshja e fundit me Serbinë, trajneri vendosi kështu, e dimë se sa i shpejtë është ai me topin, ai mund të jetë një opsion i mirë sonte”, tha Zabaleta në SuperSport2.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet sonte nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

1 Komente

  1. a
    adi

    Uzuni ishte një nga lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje — i fortë si në ofenzivë ashtu edhe në defanzivë. Gjatë gjithë lojës tregoi përkushtim dhe shpirt luftarak, duke dhënë maksimumin për ekipin. Veçanërisht në pjesën e dytë u bë shtylla kryesore e mbrojtjes, ku në disa raste vendimtare ndaloi me zgjuarsi dhe vendosmëri sulmet e rrezikshme të skuadrës serbe. Një paraqitje e shkëlqyer, që dëshmon karakterin e tij si futbollist me zemër të madhe dhe me ndjenjë të thellë përgjegjësie për fanellën që mban.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje