Serbët i ‘tremben’ gjyqtarit në ndeshjen me Shqipërinë

11 Tetor 2025, 18:09Sport TEMA
Serbët i ‘tremben’ gjyqtarit në ndeshjen me

Rumuni Istvan Kovacs do të mbajë drejtësinë në sfidën e “nxehtë” të Leskovcit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Teksa 41-vjeçari ka një karrierë të pasur dhe të vlerësuar në futbollin evropian, sërish në Serbi i “tremben” gjykimit të ndeshjes nga ana e tij.

Ai ka gjykar më parë ndeshjen e Euro 2024 mes Serbisë dhe Sllovenisë, ku gjithçka shkoi mirë. Por, mediat serbe tani kanë nxjerrë në dritë diçka tjetër.


“Edhe pse duket se ka një karrierë të përsosur, nuk është e tillë. Në vitin 2018, rumuni ishte në qendër të një skandali pas ndeshjes së Nations League midis Suedisë dhe Turqisë”, shkruan “Kurir.rs”.

Për ata që nuk e mbajnë mend takimit, Sedia fitoi 1-0 me golin nga penalltia në pjesën e dytë të Andreas Granqvist-it.


Megjithatë, do të ishte një deklaratë e lojtarit tjetër të Suedisë, Marcus Berg, pas ndeshjes që do të zbulonte atë që mediat serbe e cilësojnë si “skandal”.

“Në pjesën e parë, shkova te gjyqtari për t’iu ankuar pse nuk na dha një penallti pas faullit ndaj meje. Ai më tha: ‘Do ta shqyrtoj përsëri situatën në dhomën e zhveshjes. Nëse kam bërë ndonjë gabim, do të të jap dy penallti në pjesën e dytë’”, tha Berg pas ndeshjes.

Tani, në Serbi thonë “shpresojmë që Istvan Kovacs do ta kryejë punën e tij profesionalisht në Leskovc”.


Në krahun tjetër, nga ana shqiptare nuk ka pasur asnjë ankesë për gjyqtarin, i cili vjen nga një shtet i cili nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

4 Komente

  1. k
    kxp

    Ha ha ha.Ankohen serbet per arbitrin rumun.Edhe nje arbiter serb nuk do jete me i nje anshem ne favor te serbve se ky.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Papi

      po Mandi cop mishi me dy sy esht....arbitri rumun edhe zevendesi i UEFA edhe nuk thot as dy llafe sa me von duret perpara

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gladiatori

        Me këtë arbitër kombtarja jonë e ka humbjen te sigurtë. Mjaft vetëm një penallti kundër nesh që ky di edhe ‘ti sajojë’ vet dhe merr fund,se ata e futin në rrjetë topin,nuk janë si Manaj. Më mirë me humbje nga nje anë,për të eliminuar ‘përplasjet’,se nëse jemi duke fituar,ata nuk do të na lënë,se do të na provokojnë dhe ndeshja nuk ka per të përfunduar kurrë,se nje humbje ne fushën e tyre do ‘ti turperonte’ më shumë se një ndeshje futbolli. Le të shpresojmë që të mos ndodh kështu dhe ndeshja të kalojë normale pa incidente dhe të fitojë skuadra që e meriton! Sigurisht,uroj që kombtarja jonë të fitojë,si i vetmi shans për t’u ngjitur në vendin e dytë!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tifozi

          Sa penallti dha kunder nesh ky arbitri o gladiator?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje