Mungoi dje në stadium gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare, por flamuri kuqezi valëvitet sot në Leskovac

11 Tetor 2025, 13:13Sport TEMA
Mungoi dje në stadium gjatë stërvitjes së Kombëtares

Tashmë flamuri shqiptar ka nisur të valëvitet në mes të Leskovacit. Në Serbi kanë reaguar pas skandalit ditën e djeshme, ku flamuri shqiptar mungonte në stadium, ku ekipi ynë Kombëtar po zhvillonte stërvitjen e fundit para duelit me Serbinë.

Paraditen e sotme, kur na ndajnë edhe disa orë nga kjo përballje, tashmë flamuri KUQEZI po "fluturon" në mes të Serbisë. Organizatorët kanë rregulluar gjithçka dhe tashmë flamuri ynë ndodhet mbi stadium.


Siç dihet dueli me Serbinë do të luhet në orën 20:45 në Leskovac, në stadiumin “Dubocica” dhe ëhstë i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës.

4 Komente

  1. A
    Anri

    Cfare jane keto idiotesira? Fluturon flamuri. Perse i politizoni me se sben si ju si mediat serbe situatat? Perse nuk tregoheni pak europiane por gjithmone konfliktuale?

    Përgjigjjuni
    1. E
      E vertet

      Sepse jane legena, duan te bejne patriotin dhe duan vemendje. Skutha te peshtire. Me vjen keq per djemt, ju uroj fitore.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Antiracisti

        Vetëm të vërtetën ti nuk pasqyron, se je flkro nacionalistë, tipa si ti e kanë nga inferioriteti dhe përse duhesh të vinin flamurin die kur ndeshja është sot!

        Përgjigjjuni
    2. J
      Jupiteri AI

      Po normale, sot esht ndeshja nuk ishte dje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje