Dueli Serbi-Shqipëri, Silvinjo dërgon sulmuesin në tribunë

11 Tetor 2025, 11:35Sport TEMA
Dueli Serbi-Shqipëri, Silvinjo dërgon sulmuesin në tribunë

Këtë të shtunë, 11 tetor, do të zhvillohet ndeshja vendimtare mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. 

Kombëtarja shqiptare do të kërkojë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Trajneri Silvinjo ka dorëzuar në UEFA listën me 22 lojtarë të grumbulluar për sfidën. 


Nga kjo listë ka mbetur jashtë Nazmi Gripshi, i cili do ta ndjekë takimin nga tribuna. Sulmuesi ishte risia në grumbullim, pas dëmtimit të Adrion Pajazitit. 

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e Leskovacit.

2 Komente

  1. E
    E VERTETA

    E dergoi ne tribune me urdher te KOKELOPES SE FSHF se mos i prish planet e tij e i fut ndonje gol Serbise. Do i ikte truri DUKARIT qe do prishte kete "harmoni vellazerore" me kolegun e tij serb.Hajde ta rregulloje pastaj me kellirat e ballkanit muhabetin , duhen shume miliona dhe prap nuk e gjen muhabetin me ta.Pse e mundoi te shkretin deri ne Serbi kur nuk kishte ne plan ta fuste ne loje ? ne Serbi nuk shkohet per turizem , sidomos nese je shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PARTIA

      të con Dukari mish për top.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje