“Botërori i Klubeve mund të na shkatërrojë sezonin”, Guardiola “alibi” për duelin me Liverpool dhe Arsenal

30 Qershor 2025, 15:50Sport TEMA
“Botërori i Klubeve mund të na shkatërrojë

Premier Liga nuk ka nisur ende, por Pep Guardiola duket se po përgatitet për sezonin e ri. Trajneri spanjoll nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bashkuar thirrjes që bëri Jurgen Klopp kur deklaroi se Kupa e Botës për Klube do të ndikonte negativisht te lojtarët.

“Mendoj se ky kompeticion mund të japë efektet e veta në periudhën dhjetor, janar dhe shkurt. Lodhja do të ndihet edhe më shumë në atë kohë. Unë mendoj si Jurgen Klopp, Kupa e Botës për Klubi mund të na shkatërrojë sezonin që vjen”, tha trajneri spanjoll i City-t në vigjilje të takimit me Al-Hilal.

Guardiola la të kuptohej se skuadra e tij nuk do të garojë në kushte të barabarta me Arsenal dhe Liverpool, të cilat nuk mundën që të kualifikoheshin në Kupën e Botës së Klubeve.

2 Komente

  1. S
    Sokrates

    Kjo kupe bote eshte e pakuptueshme, cfar sjell. Per cfar konkurence behet fjale. Luajn klube me kontrata maramendese me klube te vogla qe kane paga qesharake. Perfundimi dihet. Fituesi Dihet. Kupa dihet dhe parat dihet ku do shkojne. Pse i lodhni ekipet kot per nje kupe qe dihet se ku do shkoje . Do ta Fitojne Ekipet milonere Real. Paris.Mancester Siti ose Bajerni. Eshte ironi dhe hipokrizi kur organizoni nje eveniment qe e quani madheshtor ku perfundim dihet. As nje joshje nuk sjell per tifozet e ekipeve ky eveniment. Ata thjesht shkojne ne stadium per te pare nje ndeshje dhe kaq. Fituesi dihet. Mos organizoni evenimenete pa vlere dhe pa konkurenece se demtoni futbollin. Shtoni numrin e ndeshjeve pa kuptim , do humbni dal ngadal interesin e tifozeve. Do demtoni cilsin e futbollit, do demtoni karieren e futbollisteve dhe shume e shume probleme te tjera. FIFA NDAL, po kaloni vijen e kuqe cdo gje ka nje kufi. Te shikosh fuboll eshte kenaqsi, te shikosh futboll per numer eshte tjeesht gje pa vlere qe nje dite do tju kthehet ne bumerang. Dikur Socrates i famshem ka thene: me kete futboll pa kufi po i thani kocken futbollisteve.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      Sipas teje dhe kampionati beteror i kombëtareve kot zhvillohet kur dihet qe ose Spanja,Franca.Argjentina,Brazili Italia ose Gjermania do ta fitoj tjerat marrin pjesë kot

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje