Rikthehet pas dy vitesh pezullim, Paul Pogba shpërthen në lot pasi firmos për Monacon

29 Qershor 2025, 14:28Sport TEMA
Rikthehet pas dy vitesh pezullim, Paul Pogba shpërthen në lot pasi

Pas dy vitesh i përjashtuar nga Futbolli, Pol Pogba ka shpërthyer në lot pasi firmosi kontratën e tij të re me Monacon, duke u rikthyer zyrtarisht në skenën e madhe të futbollit.

Mesfushori francez nuk i ka fshehur dot emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e tij pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij.

Pol Pogba u pezullua për shkak se kishte përdorur një substance të ndaluar dhe qeveria e futbollit vendosi që francezi të përjashtohet nga fusha për afro dy vite. Megjithatë duket se lojtari tani e ka lënë pas këtë duke gjetur një mundësi të re për të rilindur, këtë herë në Ligue 1.

Pogba ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027. 32 vjecari i mungonte fushës së blertë që prej 3 shtatorit 2023 kur zhvilloi dhe ndeshjen e fundit zyrtare. 

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Nje lojtar i madh, por po ashtu nje lojtar qe matej me hijen e mengjezit. Uroj te kete mesuar leksionin qe mori ne keta dy vitet e fundit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje