Zërat e merkatos nuk e shqetësojnë Leaon! Për të, largimi nga Milani është një hipotezë e pamundur. Te “Djalli” e konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të ekipit.
Ai do të shitet vetëm në rast të një oferte të jashtëzakonshme, e cila duhet të jetë jo më pak se 175 milionë euro – që është edhe klauzola e shitjes së portugezit.
Leao është ndër emrat e parë në listën e dëshirave të Bayern Mynihut në këtë merkato vere. Futbollisti shihet si përforcimi ideal në të majtë të ofensivës.
Bavarezët janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro, por vështirë që një shifër e tillë të ndryshojë mendjen e drejtuesve kuqezinj.
Trajneri Masimiliano Allegri ka besim tek ai dhe këtë ia ka thënë, raporton SportMediaset.
Për ta kthyer Milanin drejt sukseseve dhe nivelit të lartë, janë të nevojshme shpërthimet, golat dhe dëshira për të lënë pas mbrojtësit kundërshtarë.
Portugezi, i cili vjen pas suksesit të kombëtares së tij në Ligën e Kombeve, mezi pret që të nisë sezoni i ri.
Ai dëshiron të lërë pas një vit futbollistik jo të mirë, si personalisht, ashtu edhe për kuqezinjtë.
Sulmuesi ndodhet në Majemi, por stërvitet dhe nuk ka në plan të bëjë pushime shtesë.
Më 7 korrik ka lajmëruar se do të jetë në Milanello për grumbullim.
Synimi i tij është të zhvillojë një sezon prej protagonisti, në një prej klubeve më të rëndësishëm të botës.
Lini një Përgjigje