Të mërkurën në mëngjes, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet përfundimtare kualifikuese të Botërorit 2026. Adrian Bajrami ishte sërish pjesë e saj. Mbrojtësi i Luzernit debutoi me Zvicrën në tetor, në Slloveni. Pas hyrjes në lojë për pak minuta, u vlerësua nga idhulli i tij, Granit Xhaka, si “njeriu i së ardhmes”.
“Vërtet nuk pata kohë të bëhem nervoz”, thotë Bajrami duke kujtuar minutat e tij të para me kombëtaren helvete, ndërsa e takojmë për intervistë në Luzernë. Në Ljubljanë, pas dëmtimit të Ricardo Rodriguez, gjithçka ndodhi shumë shpejt: “Kur po prisja në vijën anësore për t’u futur, mora frymë thellë dhe i thashë vetes: Tani hyj dhe luaj lojën tënde”.
Përshtatjen e shpejtë në ambiente të reja, Bajrami, i lindur në Oberaargau, e mësoi herët në jetë. Në moshën 16-vjeçare, ai la pas zonën e tij të rehatisë në Langenthal dhe si i ri i Young Boys u transferua në akademinë e Benfikës në Lisbonë për të dëshmuar cilësitë.
“Atje më duhej të bëhesha i pavarur shumë herët, të mësoja të përballesha vetëm me gjithçka dhe të piqesha si njeri. Ajo periudhë e formësoi fort karakterin tim”, kujton qendërmbrojtësi. Tek klubi i madh portugez nuk arriti të depërtonte plotësisht në ekipin e parë, por në stërvitje mësoi shumë nga yje si Angel Di Maria apo Nicolas Otamendi dhe siç thotë vetë, mësoi portugalishten në kohë rekord.
Lidhje e fortë me familjen
Verën e kaluar, Bajrami la Lisbonën për të kaluar te Luzerni. Përveç aspektit sportiv, arsye të rëndësishme për këtë hap ishin edhe ato familjare.
“Pas stërvitjes kthehem në shtëpi dhe jam me prindërit e mi, me vëllezërit e motrat. Këtë kënaqësi nuk e kisha pasur për 7 vite”.
Djali i prindërve shqiptarë ruan një lidhje shumë të afërt me ta. “Ata e kanë ndërtuar gjithçka nga e para këtu. Jam jashtëzakonisht krenar për ta, madje më krenar për prindërit e mi sesa për veten time”.
Kur mori rrogën e tij të parë, madje ua kishte ofruar prindërve paratë në dispozicion. “Ata janë shumë kokëfortë për këto gjëra, nuk do të pranonin kurrë para nga unë”, tregon debutuesi i kombëtares helvete duke qeshur.
Në pritje të duelit me Kosovën
Pas ndeshjes me Suedinë, Zvicra do të udhëtojë në Prishtinë për ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese. Edhe pse rrënjët e Bajramit janë nga Struga e Maqedonisë së Veriut, për ish-lojtarin e kombëtares së Shqipërisë kjo sfidë kundër Kosovës ka një domethënie të veçantë.
“Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash”.
Përpara se të zgjidhte Zvicrën, Bajrami kishte luajtur tre miqësore me kombëtaren shqiptare. Ai ndjen ende lidhje me të dyja vendet. “Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar, - thotë me krenari për origjinën e tij, - jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend”.
Haaaa o bole kush te pranone ty me zvicrerien ti linde dhe do vdesesh emigrant o palle katundi. Nuk te mori kush me dhune ne perfaqesuese ishte deshira jote o besprere pa atdhe. Ne ekipe ka konkurrence dhe le i miri aktivizohet, ti kerkone te mbase vehten me kurrajo por je thjeshte nje plehre.
Nuk është besëprerê. Ka lindur në Zvicër dhe ndjehet zviceran. Më shumë është zviceran se shqiptar. Pavarësisht origjinës. Le të ketë suksese aty ku është.
Ndihet eshte tjeter dhe je eshte tjeter . Edhe une ndihem kinez po jam Albanez.... Keta jane mercenar.... ti mendone se nje suisse de souche pranone Sharqirin per citoyen svicerian , sic duhet nuk ke dale nga fshati dhe nuk e njeh asgje
Do ta pranojnë se kanë nevojë për të huajt. Vetë nuk po bëjnë fëmijë dhe kanë nevojë për punëtorë, infermierë, sportistë etj etj. Për të atin e tij ka qënë më e vështirë, për të që ka lindur në Zvicër më e lehtë, për djalin e tij edhe më e lehtë akoma. Zgjedhja e skuadrës kombëtare të Zvicrës e përshpejton integrimin dhe njehsimin e tij me shoqërinë zvicerane. Në fund të fundit ai nuk është tamil!
Sigurisht qe i urojme suksese, por eshte zhgenjyese qe zgjodhi Zvicren para Shqiperise.
E kane provuar dhe te tjere, me te mire se ti! Ai i Belgjikes ngeli ne stol..
Suksese dhe vetem suksese.... Sa fatekeqesi qe e kritikojne ! ai ka zgjidhjen e jetes te tije te vendosi e te luaj ku ka deshire dhe ku ndjehet me rehat... sa per Atdhetarizem jua kemi lene Politikaneve ne dore , te na vjedhin te na poshterojne...... ne gjerat hintime personale Familiare as kush nuk ka te drejte ti japi gojes si mute....krenari eshte kure ne Interviste thote : qe eshte nder dhe krenari per Prinderit ... Kjo eshte Athdedashuri e mjaftueshme per nje njeri me norma... Suksese dhe vetem suksese....varju carin ketyre capaculeve qe te kritikojne..
Suksese dhe vetem suksese.... Sa fatekeqesi qe e kritikojne ! ai ka zgjidhjen e jetes te tije te vendosi e te luaj ku ka deshire dhe ku ndjehet me rehat... sa per Atdhetarizem jua kemi lene Politikaneve ne dore , te na vjedhin te na poshterojne...... ne gjerat hintime personale Familiare as kush nuk ka te drejte ti japi gojes si mute....krenari eshte kure ne Interviste thote : qe eshte nder dhe krenari per Prinderit ... Kjo eshte Athdedashuri e mjaftueshme per nje njeri me norma... Suksese dhe vetem suksese....varju carin ketyre capaculeve qe te kritikojne..