Brdaric debuton me fitore, Vllaznia mposht Egnatian. Kukësi bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë, triumfon Teuta

28 Prill 2024, 17:06Sport TEMA
Brdaric debuton me fitore, Vllaznia mposht Egnatian. Kukësi bie zyrtarisht

Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Egnatias në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.

Një gol i shënuar nga Smajli në minutën e 38-të, i dha fitoren Vllaznisë, në debutimin e trajnerit Thomas Brdaric.  Vlen të theksohet, se rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 11-të, pasi Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo fitore për shkodranët, vjen si një lloj hakmarrje, për eliminimin nga Kupa pak ditë më parë.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e dytë në renditje me 55 pikë, ndërsa Egnatia kryeson me 60 pikë.

Kukësi ka rënë zyrtarisht nga Superiorja. Humbja e fundit ndaj Teutës, mbylli të gjitha dilemat për verilindorët, që sezonin e ardhshëm, do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Sa i përket ndeshjes, durrsakët, triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë, falë golave të Dacit në fundin e pjesës së parë dhe Boçit në minutën e 89-të.

Kjo fitore, ngjite Teutën në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e fundit me 26 pikë.

Lini një Përgjigje