VIDEO/ Rei Manaj shënon një tjetër super gol nga distanca që shtang portierin

27 Prill 2024, 17:00Sport TEMA
VIDEO/ Rei Manaj shënon një tjetër super gol nga distanca që

Rei Manaj është bërë një bomber i mirëfilltë në kampionatin turk të futbollit, ku sot ka shënuar golin e 19-të. Sulmuesi i kombëtares shqiptare sot ka ndihmuar Sivasporin të merrte një fitore përballë Koniasporit të Sokol Cikalleshit.

Ka qenë pikërisht Manaj, si shpeshherë në këtë sezon, ai që ka zgjidhur situatën për skuadrën e tij. Në minutën e 85-të, sulmuesi tentoi të shënonte me një goditje dënimi që u kthye nga muri mbrojtës. Manaj mori përsëri sferën dhe nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Ky ishte goli i 18 në kampionat për Manajn, i cili tashmë ka para tij në renditjen e golashënuesve më të mirë vetëm Xhekon me 20 gola dhe Ikardin me 21 të tillë.

VIDEO E GOLIT

1 Komente

  1. S
    Sali krimineli

    Habisin keta lojtaret shqiptar,ne kampionatin tone tregohen te dobet kurse ne kampionatet e huaja luajne mire.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje