Fati nuk duket se është me Armando Brojën as në këtë fund viti. Në ndeshjen e fundit të 2025, sulmuesi shqiptar i trembi të gjithë teksa në minutën e 89-të, pësoi një goditje në këmbë që nga reagimi i tij u duk se ishte diçka serioze.
Pas ndihmës së parë, stafi mjekësor dha dritën jeshile se mund të vazhdojë por edhe me rikthimin në fushë në minutën e 92-të, sërish sinjalet nuk ishin pozitive. Broja vazhdonte të çalonte në disa momente.
Mbetet për t’u parë në ekzaminimet që shqiptari do të bëjë, nëse është diçka e rëndë apo thjesht një tërheqje muskulare për shtatlartin.
Sa i përket ecurisë së ndeshjes, Broja bëri një paraqitje mjaft pozitive. Edhe pse Bernley u mund me rezultatin 1-3 nga Newcastle, goli i vetëm për ekipin e tij u asistua nga sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Broja ishte lojtari me i mire i Burnley. Problemi i ketij ekipi eshte mbrojtja e depertueshme dhe mesfushoret qe mbajne topat ne vend qe ti pasojne tek sulmuesit. Vura re qe Broja nuk furnizohej fare me topa edhe ne rastet kur ishte ne pozicione te favorshme. E kam vene re kete gje edhe ne ndeshjet e tjera ku mesfushoret injorojne Brojen dhe e pasojne topin tek te tjere lojtare ne pozicione me pak te favorshme.
Jam plotësisht me mendimet e tua por dua të shtoj diçka për ti përforcuar ato mendime,lojtarët me ngjyrë pothuaj luajn vetëm me njëri tjetrin dhe e mbajnë shum topin,ose u a merr kundërshtari ose e pasojnë gabim,edhe sikur Broja të jet i lirë ja pasojnë dikujt tjetër që pothuaj nuk ka lidhje me aksionin
Broja eshte lojtar shum i dobet per te ngritur ne qiell, ka karakter te veshtire dhe I duket vetje shpetimtari i ekipit... Asnjehere ska per tu bere i denje per kombetaren dhe aq me teper per Burnley
Ore cpondodh me kete lojtare ,ka kater vite duke u demtuar???A do behet ky apo jo?? se koha iken..