Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, sipas ‘FourFourTëo’. Revista prestigjioze angleze përditësoi klasifikimin e 100 futbollistëve më të mirë që ka njohur bota e futbollit dhe kapiteni i kombëtares argjentinase, kampion i botës në fuqi, Lionel Messi i sheh nga lart të gjithë pasi është ai i në krye të klasifikimit.
Tashmë në moshën 38 vjeçare, Lionel Messi ka lënë pas dy ikonat më të ndritura të këtij sporti sic janë braziliani legjendar Pele dhe El Pibe De Oro, Diego Armando Maradona të cilët plotësojnë podiumin e këtij klasifikimi. Cristiano Ronaldo që vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme edhe pse në moshën 40 vjeçare, mbeti jashtë podiumit pasi është futbollisti i 4 më i mirë i të gjitha kohërave.
Portugezi ka lënë pas tij, legjenda të tjera si Johan Cruyff, Zinedine Zidane, Franz Beckenbauer apo Alfredo Di Stefano. Dhjetëshen më të mirë të klasifikimit të ‘FourFourTwo’ e plotësojnë Ronaldo Nazario dhe George Best. Por mes 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave figurojnë edhe emra të tillë si Marco Van Basten, Eusebio, Paolo Maldini, Ronaldinho, Lev Yashin, Xavi Hernandez, Andres Iniesta si dhe Luka Modric, Thierry Henry apo Ruud Gullit
e cudicme ? mungon panajot pano ?
Këto klasifikime janë mbi bazë opinionesh dhe nuk janë realiste! Nuk qendrojnë fare! Futbolli në kohën e Pelé ishte shumë më i ngadaltë dhe më i thjeshtë për t'u luajtur,a kishte atëhere futbollistë aq të shpejtë sa CR7!? Nëse do shikoje ndërhyrjet e Claudio Gentile ndaj Maradonës në Botërorin 1982 ,për Messin jo vetëm nuk do imagjinoje dot të kishte luajtur në ato kushte por duhet të nxirrje urdhër mbrojtjeje nga Gjykata për të.. Prandaj pyes : për çfarë " më i miri i të gjitha kohërave" e ke fjalën?
Cfare ke pare ti hendboll? Pse nuk I kane nderhyre mbrojtesit e Realit gjithe kohes me shkelma? Ti do qe kasapet te thyejne kembe dhe ti te shikosh sa reziston po shiko regbi dhe kenaqu. Tjetri ka 20 vjete ne maje dhe ka me shume trofe se te gjithe sepse ka nje kriter vleresimi apo jo? Pastaj pervec se shenon shume edhe asiston driblon organizon ka dale 4 vite organizatori me I mire. Te sygjeroj te shikosh videot e tij dhe ne qoftese nuk te pelqejne sja ke haberin nga futbolli.