Mitaj largohet nga Al Itihad? Zyrtari i klubit mohon zërat, pezullohet mbrojtësi i Kombëtares

29 Dhjetor 2025, 19:00Sport TEMA
Mitaj largohet nga Al Itihad? Zyrtari i klubit mohon zërat, pezullohet

Al Itihad mposhti Al Shabab me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit arab. Mario Mitaj luajti nga minuta e parë dhe u ndëshkua me karton të verdhë, për këtë edhe do të jetë i pezulluar në javën e ardhshme. Mbrojtësi i Kombëtares nuk do të luajë, pasi plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë.

Së fundmi u përhap me bujë lajmi për largimin e Mitajt nga Al Itihad. Klubi u tha se është i gatshëm që ta shesë mbrojtësin shqiptar, që kontribuon në krahun e majtë.

Rijadh Al-Mazhar, zëdhënës i Al Itihad, ka mohuar zërat për largimin e Mitajt. “Lajmet për largimin e Mario Mitajt nuk janë të vërteta”, këto janë fjalët nga Arabia që hedhin poshtë zërat e mëparshëm.

Kontrata e Mitajt përfundon në vitin 2028. Duket se bashkëpunimi do vazhdojë.

Lini një Përgjigje