I “paprekshëm” te Shqipëria, Kristjan Asllani “masakrohet” nga mediat italiane

28 Dhjetor 2025, 15:31Sport TEMA
I “paprekshëm” te Shqipëria, Kristjan Asllani

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata sot shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, java e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 4.5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan mediumi në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”.

Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha. Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 prezenca nga 32 që ka zhvilluar Kombëtarja.  

9 Komente

  1. t
    tifozi

    Lojtar pa gjak. Nje perplasje e vogel dhe perfundon ne toke. Asnjehere nuk kam patur besim se do rritej ky lojtar te cilit i jane thurur elozhe te pamerituara nga mediat tona.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nacionalisti

      Edhe pak duroni, lojtari me langaraq qe ka kombetarja...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murrua i Tropojes

        nuk marr vesh shume nga sporti, por ky me duket lojti ne Amerike me nje ekip Italian ne kupen e klubeve. E vura re me kujdes sepse ishte i kombetares sone. 70 minuta loje nuk kapi asnje top. Pastaj e nxoren nga loja. Ta mendosh! Ky eshte me i miri joni

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tarasi

          O specialista martini me punet tuaja, se ka eksperte qe gjykojne kush eshte Asllani dhe si luan.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shipciiii pe Korce

            O shipcaaaa por nuk beheni futboler kurrrre.Ju u ngjan te jeni hajduta,Drogaxhinje,mashtrusa….Rrace bastarde jeni….

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Shko mor kar e meso abetaren se le koqen e namit.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Argita

              U be kohe qe ka ngelur ne nivelin shprese e te ardhmes, problemi eshte se nuk ka me 18 vjeç…

              Përgjigjjuni
              1. T
                Torinezi

                Nuk ka nevojë me qen ‘specialista’ per te thene se si luan ai ,se nuk eshte murator qe nuk e dime si e kryn specialitetin e tij,por eshte ne cdo levizje nen veshgimin e kujdo dhe sejcili ka te drejte te thote mendimin e tij. Edhe une jam nga ata qe ‘e kam vezhguar’ ne vazhdimsi se si luan ,duke e pare ne cdo ndeshje qe eshte transmetuar dhe ajo qe mendoj tani është që media e ka ngritur në mënyrë të pamerituar,sepse ai nuk është në nivelin e reklamuar,ashtu sikurse edhe Broja,që e fryjnë më shumë seç duhet. Asllani,është në thelb një djalë i mirë dhe pozitiv,por ne aspektin profesional ,eshte një lojtar per serine C. Kam vënë re dy gjëra kryesore tek ky lojtar,një pozitive dhe një negative dhe kur ato nuk lidhen me njëra tjetrën,atëhere nuk kemi realisht njē futbollist cilsor,por thjesht një individ qe i pelqen futbolli dhe don ti bjere topit. Një ,ai është lojtar që vrapon shume dhe kjo është pozitive në aspektin e rezistences atletike dhe e dyta që është negative dhe që nuk ndihmon të parën,është se ai nuk pozicionohet gjate gjithë lojës dhe duket sikur është nën tension,që do të thotë se vjen vërdallë në fushë ‘si kali në lëmë’,se nuk lirohet kur duhet per të marrë topin,’duke u fshehur’ pas kundershtarit,se edhe në dyluftimet i humb ne pergjithsi,ose rrëzohet lehtë,se kur ka topin nuk i jep shpejtesi lojes por mendohet gjatë dhe bën më shumë pasime të shkurtra paralele ,se të gjata dhe vertikale i ka te ralla dhe më shumë të gabuara. Gjithsesi ai ka te dhena dhe mund te behej lojtar i mirë nëse nuk do te kishte prsesion,sepse ai këtë nuk e mban dot dhe nuk po e lëshon ‘ngërçi’ që e ka zënë. Po flas me nëse,por sot nuk ka kohë se konkurenca është e madhe,prandaj o je o s’je,se futboll lusjne miliona po shanci u jepet pak vetave dhe nëse nuk e kap momentin që fati të ka dhënë,atehere ska të dytë dhe dikush tjetër të zëvendêson pa kthim dhe pakeqardhje.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tifozi

                  Analiza qe keni bere eshte teper e sakte. Une i ndjek gati te gjithe ndeshjet ku luajne lojtaret tane. Asllani ka luajtur me Calhanauglu tek Interi por kurre nuk mesoi prej tij.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje