Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

27 Dhjetor 2025, 18:31Sport TEMA
Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri

Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia Femenino B, ka humbur jetën së bashku me tre fëmijët e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë.

Trajneri spanjoll dhe fëmijët e tij po udhëtonin me 11 persona të tjerë pranë destinacionit të njohur të Labuan Bajo. Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin.

Gruaja e Fernandos, Andrea, dhe vajza e tyre 7-vjeçare, Mar, ishin ndër fatlumët që shpëtuan.

Klubi i Valencias i ka shprehur ngushëllime familjes: 

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij, pas një aksidenti tragjik detar në Indonezi, siç është konfirmuar nga autoritetet lokale.

Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.” 

Lini një Përgjigje