“Ndaj Polonisë do të luaja pa Asllanin, Broja t’i çojë këmbët në kokë”, Vasil Ruci: Levandovski do të jetë më i dobëti, i bën a nuk i bën 2-3 ndeshje me Barcelonën

28 Dhjetor 2025, 12:49Sport TEMA
“Ndaj Polonisë do të luaja pa Asllanin, Broja t’i

Edhe tre muaj na ndajnë nga sfida e shumëpritur për të gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për përballjen e parë në “play off” për Kupën e Botës 2026 kundër Polonisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN” Vasil Ruci ka dhënë formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët. Ish-lojtari i njohur i Flamurtarit ka lënë jashtë 11-shes Asllanin, pasi kërkon një mesfushë me tre kontrollorë, ndërsa në sulm përzgjedh Hoxhën, Brojën dhe Mehmetin si një “10”-sh i fshehur.

“Lajmin më të mirë do ta jap unë tani. Me nuhatjen timë unë ju them një gjë: ‘Në ndeshjen me Poloninë Levandovski do të jetë lojtari më i dobët’ në fushë. Arsyen e them unë tani. Deri në ndeshjen me Poloninë ai do t’i bëjë a s’do t’i bëjë 2 a 3 ndeshje. Nuk do të jetë më pjesë e formacionit të Barcelonës. Edhe Muçi, edhe Broja, e rëndësishme është që deri atëherë Broja këmbët e tij t’i çojë në mendje. Ndërsa për Muçin, kjo është periudha më e bukur e tij. Padyshim që të dy i duhen ekipit. Nëse Broja do të luajë dhe do të arrijë të shënojë, do të jetë një ndihmë e madhe për ne.

A mund të luajnë të dy? Jo, të dy jo. Sidomos me polakët, jo. A do të jetë formacioni kundër Polonisë ai që fitoi kundër Serbisë? Unë do të preferoja Brojën dhe Hoxhën në krahë dhe djali që luan në Angli të luajë si një 10-sh i fshehtë, si dhe 3 kontrollorë: Laçi, Shehu dhe Ramadani. Pa Asllanin në atë ndeshje”, ka thënë Vasil Ruci.

12 Komente

  1. t
    tom

    Muhabet kot, pa lidhje fare, hidh fall i thone kesaj.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Kopetenti i ka gold fjalet. Vetem ke Levandosky e dhjeu pak muhabetin por per Asllanin e ka gjetur sakte.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ilir

      Ka te drejte per tre mesfushoret. Pervec qe mbulojne shume mire, kane pasim te mire, mund te sherbejne sulmuesit me topa te gjate si Laci por edhe Ramadani e Shehu. Sa per sulmuesit, na duhet Uzuni sepse eshte i vetmi qe edhe kthehet, edhe Sulmon me shpejtesi.Duhet te rezistojme 60 minuta te pakten, se Polonia eshte ekip fizik e teknik, e na duhet mbulim i mire ne mesfushe e perpara ne gjysemfushen kundershtare. Pastaj, Manaj Asani Mehmeti Berisha mund te futen te fresket nga minuta e 60, po ashtu edhe Asllani ose Muci.Polonia nuk eshte Anglia, ndaj mund te luajme edhe me tre mbrojtes... Gjimshiti Ismajli e Ajeti, duke avancuar ne mesfushe Mitaj, teknik pozicjonal dhe i fuqishem. Mbrojta do te ishte mé e mbuluar dhe Mitaj me i lire e ne ndihme te Hoxhes majtas. Duhet guxuar nese duam te fitojme. Traineri duhet te tregoje guxim e fantazi per te spostuar lojtaret ne pozicione te ndryshme. Nuk mund te rrijme gjithe jeten duke luajtur ne pritje se cdo te beje kundershtari.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Mos i ndërhyni trajnerit si në kohën e dikurshme, ku tifozët përcaktonin se kush do të luante. Kjo është arsyeja kryesore që trajneri është i huaj dhe jo shqiptar, sepse ndërhyrjet janë më të pakta. Komentet mund t’i bëni pas ndeshjes dhe jo përpara, sepse se kush luan varet edhe nga forma që ka lojtari në atë moment, të cilën asnjëri nuk mund që t’a dijë.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Një shtojcë tek komenti dhe mendimi i ILIRIT, për Uzunin .Veç atyre ciëësive që përmënd Uzuni është i vetmi lojtar i kombëtares që luan më tepër për shokët se sa për vehte.Kjo cilsi është me shumë rëndësi për ekipin ton , d.m.th. loja kolektive në grup dhe pa ego për të shënuar vetë me çdo kusht edhe kur s'ke pozicion të volitshëm. Nuk jam dakort për Brojën ,me gjithë respektin për të por do kohë akoma e duhet parë performanca këto 3 muaj. Në fund të respektojmë vendimin e trajnerit dhe të mos bëhemi të gjithë mësues siç e kemi zakon. Në Poloni nuk kemi ça humbasi , o marim o lëmë rrugë të dytë nuk ka. Urime .

          Përgjigjjuni
          1. G
            Goni

            Asnje nga te tre mesfushorët nuk ka aftësinë e Asllanit per te luajtur topin, ndërtuar apo ndryshuar ritmin e lojës. Mbase Shehu pak me mire por gjithsesi jane te tre shkatërrues dhe bie cilësia shumë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifozi plak

              Asllani kualifikoi Shqperine o komptent efendi ,goli kindra Andorres dhe asisti ne golin ndaj Serbise ishin vendimtare ndersa Broja u largua duke qare( inshallah na kthehet ne forme) .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Argita

                Vasil Ruçî ka qen sulmues i shkelqyer per periudhen qe ka luajtur, sa per traîner ka dhene zéro prova pra keshillat e tij Jane te nivelit te nje gazetari.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jeniceri

                  Po ja fus dhe une se keshtu u be kjo puna e kombetares ,kur nuk kemi nje formacjon baze . Nuk me duket e llogjikshme te hedhim ide te reja kur dime tashme se me ke ekip peballemi . Polonija nuk eshte Anglia por ne kemi nje defekte serjoz . Nuk dim te shenojme kur luajme mire. Polonija di te shenoje dhe nuk duhet nenvleftesuar Levandovski apo sulmuesit e tijere. Jane te fuqishem ne luften ne ajer . Ne keto kushte Broja nuk perjashtohet nga formacjoni edhe sikur te mos jete ne forme . Pakashume ndeshja e fundit tregoje se dicka per mire ka levizur . Angazhimi i Uzunit behet i domozdoshem . Treshja ne sulm Uzuni djathtas ,Broja ne qender ,qe askush deri me sot, nuk po e kupton sa i domozdoshem eshte si qender sulmues. Hoxha pa dyshim majtas .Mezi fushes ha diskutim mbasi Polonija luan me krosime ku pesha i bie mbrojtjes tone .Nje kombinim lojtaresh i mezfushes me mbrojtjen do te ishte kyci i suksesit kunder Polonise . Per kete te mendoje mire Silvinjo. Pa dyshim ne porte Strakosha. Per Strakoshen kam nje frike . Gjate krisimeve dhe korneve nuk del nga porta kur eshte i domozdoshem . Trupat shtatlarte mbulohen me shtatelatesi . Perjashtimi i Asllanit me duket jo racjonal nga Vasili. Ndoshta shikohet si individualiste por egziston mundesija te stervitet si dyshe e qendrushme ne mezin e fushes e pse jo dhe godites i portes si lojtare i meshyer . Vasili ka harruar kur Malmo e Suedise na mundi ne Vlore me dy dogitje standarte te mesfushorve .Pra dua te them se Asllani mund ta beje kete detyre . Ajo qe nuk po diskutohet eshte dhe pergatitja psikologjike ,mbasi takimi luhet ne Poloni. Ky fakte do te percaktoje se kush do te kualifikohet . Lojtaret tane po nuk u stresuan jam i bindur se do ti mundim . Ne shume raste, me kembe te lidhura eshte ekipi qe ka emocjone . Uroje te marrim ate qe aq shume e deshirojme .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anti

                    Per mend keta te cajne trapin. A ka trajnuar ky kompetenti ndonjehere a po futja kur jep mend kushdo pse mos japi ky qe kà luajtur? Keta e bejne Polonine, Andoren e kemi fitoren ne xhep vetem se kush do I shenoj golat Broja,Mehmeti apo Arber Hoxha. Ore teknefez e para jane tre muaj dhe per kaq kohe forma ka luatje te medha plus demtimet nuk shikohet per momentin lerini te qete me keto pordhet tuaja fakti qe eshte I huaj eshte dhe I sukseshem se po te ishit ju te diturit dhe gjithe mend neve akoma do luanim per vendin e nderit te dyte nga fundi. Nuk e di nga eshte ky gazetari ky idioti Altin kar Sulce qe gjithmone gjuan keta superstar at keta kontrapedalet qe bejne interesantin ne komentet tyre cudi se jane aq te mencuŕ sa Silvinjo eshte zero per ta sidomos ai fytyra e fshatarit tipik nga Librazhdi Ilir kakerdhi Alliu qe eshte me I mencuri. Jam I bindur qe do te jete shume e veshtire por keta zhurmuesa ne rast deshtimi do ja faturojne te gjitha trajnerit dhe retorika e zakonshme paaftesia dhe harrohet shume shpejt se kush I solli deri ketu.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Turi

                      Filluan gjitholloget me komentet magjike.po te luaj ky po ai. levandovski nuk do jete ne forme u bo si nostradamusi i futbollit. .Do edhe 3 muaj ai thotë ky nuk do jete ne form.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        chiloe polk

                        Albaker Loans ofron kredi bankare nga 5,000 deri në 50,000 euro, me të cilat financojmë projekte të Bolonjës nga 50,000 deri në 300,000 euro në vit për çdo person ose të enjten që ka nevojë për një kredi. Para për të përmbushur disa nga nevojat e tyre. Nëse keni nevojë për ndihmë, na tregoni se sa ju nevojitet dhe ndoshta periudhën e shlyerjes. Kredi e shpejtë dhe pagesa pa fund stresi. Tzahim email: [email protected] WhatsApp 13075431042

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje