Dyshja e Çelsit, Armando Broja dhe Trevoh Çalobah do të largohen nga “Stamford Bridge” në merkaton e ardhshme.
Për shkak të problemeve me “Fair play-n financiar, blutë duhet të bëjnë disa shitje. Sipas asaj që ka zbuluar “Football Insider”, dy lojtarët e rinj pritet të sakrifikohen nga Çelsi në këtë dritare transferimi. Armando Broja është aktualisht në huazim te Fullhemi, një lëvizje e përkohshme e cila nuk funksionoi sepse ai nuk po merr minuta dhe deri tani ka luajtur vetëm si zëvendësues dhe një pjesë të ndeshjeve i ka kaluar në tribunë, kjo edhe për shkak se rivali i tij në sulm Munis pati një shpërthim pas ardhjes së Armandos në ekip.
Pasi kaloi akademinë e klubit, 22-vjeçari do të përfaqësonte një fitim të pastër nëse do të shitej, me blutë që e gjejnë veten në një pozicion ku duhet të sakrifikojnë lojtarë që i kanë prodhuar vetë për të ndihmuar në bilancin e klubit. Çelsi është gati të dëgjojë ofertat për Brojën, çmim që do të bjerë më poshtë këtë verë, ndërsa londinezët kërkojnë që të nënshkruajnë me një sulmues të ri.
Broja do të luajë edhe një nga momentet vendimtare në karrierën e tij gjatë kësaj vere. Përveç se do të nxirret në merkato nga Çelsi, sulmuesi do të jetë edhe në Europian, ku me fanellën e Kombëtares ka shansin që të kthejë të gjithë vëmendjen nga vetja. Një kompeticion që ndiqet nga të gjithë, Broja mund të bindë edhe klube të mëdha që të hyjnë për të blerë shërbimet e tij. Sa i përket vlerës, në interesin e Çelsit është që sulmuesi të ketë një shpërthim në Gjermani, me vlerën e kartonit që mund t’i rritet, teksa në janar Çelsi kërkonte deri në 50 mln paund për Brojën.
cmimi i brojes nuk i kalon 10 miljon euro,sepse nuk ka treguar asgje me vlere gjate ketij viti pas demtimit qe kaloi
U bene shume muaj qe gdhihemi dhe ngrysemi me lajme per Brojen. Sido qe ti veje e ardhmja Brojes , e sado ti ulet a ngrihet cmimi , ai eshte lojtari me i talentuar qe ka aktualisht Shqiperia. Silvinjo te mos beje gafe e ta lere jashte listes se Europianit.
ishalla e blen Partizani , dhe gezohet Erjon Braqe
Ceshtja Broja u be telenovele nga gazetaret jo-profesionale. Lereni djalin te qete....Te njejten gje bete me Januzajn vite me pare, jo po si Ronaldo, jo po si Van Basten....deri sa ne fund perfundoi si "ushtar i panjohur" - lojtar stoli diku ne Spanje. Lereni Brojen te qete...
Plotesisht dakord ,plus futbolli eshte sport kolektiv .Duhet te kesh mesfushore te shpejte qe te krijojne hapesira per Brojen permdryshe nje lojtar si ai e bllokojne shpejt .Ajo qe dua te them se suksesi ne klub nuk eshte i njejte me kombetaren .Shiqoni Halaadnd i cili mezi shenon tek Norvegjiia.