UEFA jep dritën jeshile: Kombëtaret në Euro2024 me 26 lojtarë

23 Prill 2024, 16:05Sport TEMA
UEFA jep dritën jeshile: Kombëtaret në Euro2024 me 26

Frymëmarrje për 24 trajnerët e kombëtareve në Euro2024.

UEFA ka dhënë dritën jeshile për përzgjedhjen e 26 futbollistëve për turneun e kësaj vere, duke shtuar alternativat për teknikët e përfaqësueseve të kualifikuara në finalet e Europianit.

Trajnerët e 24 kombëtareve, mes të cilëve edhe Sylvinho kanë votuar unanimisht që kjo listë të shkonte nga 23 në 26.

Skuadrat e zgjeruara u përdorën në Europianin e fundit në 2021 si një masë për të ndihmuar skuadrat të përballen me pasojat e pandemisë COVID.

Ky vendim duket se do të thotë se skuadrat me 26 lojtarë do të bëhen normë për të gjitha garat kombëtare të UEFA-s.

Lista e Kampionatit Europian do të dorëzohet në UEFA mbrëmjen e 7 qershorit, një javë para ndeshjes së parë të turneut mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Për herë të dytë në Europian do të jetë edhe kombëtarja shqiptare shortuar në një grup me kampionët në fuqi, Italinë dhe dy pretendent për titullin si Spanja dhe Kroacia.


Kuqezinjtë e Sylvinho debutojnë në këtë kompeticion ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor. Të 51 takimet e turneut që do mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Kroacine e mundim 2-0, sepse Modric eshte i shokuar nga humbja e penalltise me Manchesterin. Italia ka nja 2 lojtar ne spital, Spanja eshte ekip qe ja marim barazimin kur te duam. Te shikojme me ke do na bjere shorti ne gjysemfinale.

    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Ne fund te muajit Maj , ne nje mbledhje te posacme Uefa do te diskutoje nese eshte e nevojshme te luhet Europiani apo do ti jepet kupa direkt Shqiperise. Kjo sepse eshte shume e dukshme epersia qe ka Shqiperia ndaj skuadrave te tjera , madje shume trajnere te skuadrave pjesmarrese kane votuar tashme qe ti jepet kupa Shqiperise dhe Europiani te mos luhet fate.

      Lini një Përgjigje