“Ceferin po vret meritokracinë”. Daily Mail akuzon kreun e UEFA-s për ngritjen e sllovenëve në detyrë  

7 Qershor 2022, 10:05Sport TEMA

“Ceferin po vret meritokracinë”. Daily Mail akuzon kreun e

Akuza të forta në adresë të presidentit të UEFA-s, Alexandër Ceferin për emërimin e shefit të sigurisë në këtë institucion por edhe për mbështetjen e madhe që slloveni u ka dhënë arbitrave nga vendi i tij.

“Daily Mail” nuk kursehet teksa shkruan se kreu i sigurisë në UEFA, Zeljko Pavlica, i emëruar 14 muaj më parë ka organizuar tre finale katastrofike në aspektin e sigurisë. Tabloidi shkon edhe më tej duke theksuar se Zelica është mik i ngushtë i Ceferin dhe papritur ai e pa veten në majën e piramidës së zyrës së rëndësishme të UEFA-s.

Në 14 mujat e fundit kur ai ka qenë në krye të këtij institucioni, ka punuar me tre finale problematike, fillimisht me atë të Euro 2020 dhe më pas me finalen e Europa League 2022 dhe Champions League ku tifozët anglezë u bënë protagonsitë, duke tentuar të hynin me bileta false por edhe pa bileta për të ndjekur finalen mes Liverpool e Real Madrid dhe duke vënë në rrezik pjesën tjetër të njerëzve.

 “Daily Mail” shkon më tej duke sjellë në vëmendje faktin se që prej vitit 2016 kur Ceferin ka marrë detyrën, asnjë arbitër anglez nuk ka vendosur drejtësi në 14 finalet e organizuara ndërsa janë plot tre sllovenë që kanë drejtuar 2 finale UEFA Europa League dhe 1 Champions League.

Lini një Përgjigje