Victor Osimhen gjithnjë e më shumë në vëmendjen e Chelsea. Blutë e Londrës rikthehet të jetë kandidatët potencial për të marrë sulmuesin e destinuar për tu larguar në merkaton e kësaj vere nga Napoli.
Dëshira e anglezëve për të sjellë Osimhen është e kuptueshme duke pasur parasysh se ai ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje të Serie A këtë sezon në një edicion të vështirë të italianëve.
Për të bindur Napolin, Chelsea ka gati një ofertë prej 90 milionë euro, plus dy lojtarë, njëri prej të cilëve një i ri. Sipas gjasave, emri tjetër përflitet të jetë Romelu Lukaku, i cili aktualisht është i huazuar te Roma.
Marrëveshje që do t’i shërbente jo pak Napolit, pasi do të garantonte zëvendësuesin e Osimhen, por edhe para për të mbushur arkat e klubit.
Nga ana tjetër, Chelsea është gati për të përballuar konkurrencën e ashpër me Paris Saint-Germain për sulmuesin nigerian. 25-vjeçari përjetoi një prej sezoneve më të mira vitin e shkuar, ku Napoli fitoi titullin historik në Serie A.
Jugorët triumfuan për herë të parë që nga koha e Diego Maradonës. Osimhen ka një rekord ndërkombëtar, duke shënuar me kombëtaren 21 herë në 35 ndeshje për afrikanët.
Lini një Përgjigje