CR7 në stol në Euro 2024? Këshilla për Portugalinë: Pa atë në ekip, më shumë shanse për të fituar

6 Prill 2024, 12:00Sport TEMA
CR7 në stol në Euro 2024? Këshilla për Portugalinë: Pa

Portugalia mund të jetë më e suksesshme në Euro 2024 nëse le në stol Cristiano Ronaldo dhe të injorojë egon e tij.

Kjo është këshilla që jep ish-futbollisti i Liverpool dhe përfaqësueses çeke, Patrick Berger.

Ai mendon se Ronaldo nuk duhet të jetë gjithmonë titullar, por ta nisë nga stoli, pasi mund t’i bëjë mirë të gjithë ekipit.

“Mendoj se Portugalia është një ekip fantastik dhe që mund ta fitojë turneun edhe pa Cristiano Ronaldo pa minuta e parë në fushë. Kanë më shumë mundësi nëse nuk luan çdo ndeshje nga fillimi. Po të luante titullar ndaj Çekisë do të isha i lumtur. Nëse do ta niste nga stoli do të isha më i shqetësuar”, tha ai.


Portugalia në grup përveç Çekisë ka edhe Turqinë dhe Gjeorgjinë. Cristiano Ronaldo këtë sezon ka shënuar 42 gola me Al Nassr pavarësisht 39 viteve mbi supe.

Me përfaqësuesen e Portugalisë numëron 128 gola në 206 ndeshje. Cristiano Ronaldo fitoi Euro 2016 me përfaqësuesen portugeze.

2 Komente

  1. B
    Bejkush

    Portugalia nuk ka mentalitet fituesi,jo një Ronaldo të ketë po as me 11 të tillë nuk bëhet ekip i madh. Sa për idenë e Berger,edhe mund të ketë njëfarë të drejte,sepse jorrallë Ronaldo e pengon ekipin . Por kjo është shumë e pa qartë. E provoi trajneri Santos t'a fuste në fund të ndeshjes me Marokun,në Botëror dhe e kritikoi gjithë bota për këtë,ashtu siç ka ndeshje ku Ronaldo fiton krejt i vetëm duke shënuar deri në tre gola në një ndeshje. Për mua , Ronaldon nuk duhet t'a grumbullojnë fare! Duhet t'i thonë,falemnderit për çfarë ke dhënë deri më sot,po tani është radha e të rinjve ,Leaos me shokë. Por edhe që t'a bësh këtë hap duhet mentaliteti i një ekipi të madh, që për fat të keq Portugalia nuk e ka..... Ronaldo e bëri periudhën e vet dhe tani duhet të bëjë mënjanë.

    Përgjigjjuni
    1. 4
      444

      Po nejti Ronaldo ne stol as grupet nuk kalon dot Portugalia

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje