
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi e cilësoi organizimin e finales së Conference League në Tiranë një sukses të madh të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë.
Në një intervistë për emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, ish-trajneri i Kombëtares e vlerësoi si pozitive rizgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së.
Sipas tij, Duka e ka treguar se është ‘një president cilësor me rezultatet që i shohin të gjithë, përfshirë edhe finales e Ligës së Konferencës në Tiranë, që e bëri Shqipërinë më të rëndësishme në botën e futbollit’.
“FSHF-ja duhet të qëndrojë jashtë politikës. Rezultatet janë para syve të të gjithëve, në stadiumin e ri në Tiranë, një në Shkodër, një në Elbasan. Në fund të fundit, kush ka më shumë vota fiton dhe duhet të gjykohet një person në varësi të rezultateve. Është në sytë e të gjithëve rëndësia që ka sot Shqipëria në botën e futbollit”, tha De Biasi.
fale Edit QE beri stadiumin se DUKA mund ta bente vetem ne kotecet e pulave
Te kishim De Biazin akoma do ishim te kualifikuar ne cdo turne De Biazi ishte kopetent ne Mbrojtje, se ajo ehste kryesore te mos hash gol De Biazi trajneri me i mire qe kemi pasur
Kush TV trasmeton sonte Ndeshjen Roma - Feynord ?????????????????