“Derbi u bë falë Filip Çakulit dhe Ilir Prodës”, Gaz Demi: Të shkarkohet nëndrejtori i rendit i Policisë së Tiranës

10 Shkurt 2025, 11:56Sport TEMA
“Derbi u bë falë Filip Çakulit dhe Ilir

Derbi i kryeqytetit për herë të parë në histori u zhvillua në shtëpinë e Partizanit, në “Arenën e Demave”. Një ndeshje që padiksutim zgjoi interesin e tifozëve dhe spektakli ishte i garantuar.

E në sfidën mes rivalëve të kryeqytetit, nuk munguan përplasjet e as polemikat. Derbi i djeshëm nisi me një përplasje mes tifozëve pa startuar ndeshje, ndërsa vazhdoi më pas edhe me një sherr masim mes futbollistëve në fundin e sfidë, pasi Partizani shënoi me Sembene për të barazuar 1-1. Më parë për Tiranën kishte shënuar Enest.

Gaz Demi ishte i pranishëm në “Skaner”, ku ka folur për organizimin e këtij derbi dhe gjithëçfarë ndodhi në “Arenën e Demave”. Kreu i të kuqve shprehet se stadiumi i Partizanit i plotëson të gjitha kushtet për të pritur një sfidë të tillë, por nga ana policore kishte një nënvlerësim gjë e cila u reflektuar edhe gjatë derbit.

Idriz Daullja sipas Demit është personi më i pa përgjegjshëm. Madje kreu i "Demave" i bën thirrje kryeministrit që të marrë masa ndaj nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, pasi sipas tij njerës mediokër si personi në fjalë nuk e meritojnë të jenë në radhët e Policisë së Shtetit. Ndër të tjera ka falenderuar Ilir Prodën dhe Filip Çakulin që u realizua kjo ndeshje dhe që nuk degjeneroi në një situatë të papercedentë. 

Të jem korrekt, unë nuk jam as tip mediatik siç e dini ju, por sot jam i detyruar të dal e të flas 5 llafe. Rezultati është shumë i parëndësishëm për mua edhe sikur të kishim humbur. S’ka asnjë rëndësi, doli një barazim i bukur, është një festë e qytetit.

Nuk e kuptova dot, ka 5 ditë situata. Ndërmarrja ime, Partizani, që nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit deri te sekretari i përgjithshëm kanë qenë në kontakt me policinë dhe gjithmonë thonin jo kështu apo jo ashtu. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë, nuk e di çfarë funksioni ka një Idriz. Dhe ky Idrizi që është…, mora vesh mbrapa që është njeriu kryesorë për mbarëvajtjen e rregullit në qytetin e Tiranës, nuk pyeti fare, sikur po bëhej diçka krejt normale. Dhe po them që më ka bërë përshtypje. Unë sot kam ardhur në 10-të në stadiumin e Partizanit. Në çdo ndeshje tjetër vet policia sjell 2 furgona me policë kur nuk ka asnjë problem. Sot në ndeshjen e derbit, deri në orën 11:30 nuk ka pasur asnjë polic. Dhe ndoshta situata mund të kishte ikur edhe më keq, po fati, stafet tona u morën pak me zbutje e me gjëra të tjera që gjithçka shkoi në atë mënyrë.

Po ky Idrizi, nuk e di pse duhen të jetë në Policinë e Shtetit njerëz të tillë. Këtë herë falenderojmë Ilir Prodën  dhe Filip Cakulin që u realizua kjo ndeshje. 10 minuta para kërkonte Tirana një shoqërim policie dhe me shumë të drejtë për futbollistat e vet. Ky përgjigjej në mënyrë rrugaçeje me stafet e Partizanit dhe me stafin e Federatës. Nuk e di si e ka mbiemrin ky Idrizi. Mora informacion dhe ky qenka nëndrejtori i rendit për Tiranën. Unë nuk e di, i bëj thirrje politikës, policisë, t’i shikojnë këto gjëra dhe të vendosin njerëz me karakter dhe me dinjitet, pasi ëhstë turp që një ndeshje aq e bukur, mund të shkonte në një degjenerim më të madh se sa ndodhi sot. Dhe siç e panë të gjithë, paqja ishte normale, mbaroi ndeshja dhe të gjithë në normalitet. Dhe policia po të kishte qenë më para, ky zotëri Idrizi, të merrte masat e veta dhe si në çdo ndeshje, 2 ditë para të flasin e komunikojnë.

E dini se çfarë është më e turpshmja? Kjo është më shumë edhe për të qeshur. Do të merrte sit ë pandehur personin e Federatës dhe të Partizanit që kanë qenë njerëzit më impenjativ për ta zhvilluar këtë ndeshje në paqe. Kjo ishte e turpshme fare.

Patjetër që duhet të bëhet një hetim dhe po ka hetim, ky Idrizi duhet… nuk e di, unë nuk jam as kryeministër e as ministër. Ky nuk duhet të jetë në rradhët e policisë, tipa të tillë, tipa të tillë si ky nuk duhet të jenë në rradhët e policisë. Njerëz mediokët, njerëz të paaftë, njerëz nuk e di çfarë të them më shumë.

Ore, stadiumi është bërë me normat e UEFA-s, i ka kaluar këto. Stadiumin e Partizanit ka ardhur UEFA e ka licensuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Nuk ka ardhur një Idriz për ta licensuar stadiumin. Janë të gjitha kushtet super modern. Biles investuam ditën e fundit, se ende nuk janë mbaruar fushat, që të bëhej e rruga sa më e mirë. Është e mbaruar kjo punë, është i licensuar ai stadium dhe siç e panë të gjithë tifozeritë, kaloi shumë mirë. Ej, nëqoftëse policia do të kishte marrë masat që në fillim, asnjë problem, zero problem do kishte.

Si fito Partizani, se fitoi Tirana, pak e rëndësishme, është festë e qytetit. Dhe të bëhet një organizim më serioz dhe nuk ka asnjë problem.  Kjo është një rastësi që u bë prap në stadiumin e Partizanit, se ne e dimë se të tilla ndeshje zhvillohen në “Arenën Kombëtare” , “Air Albania, se nuk e di se si do e ketë prap emrin, ej bëhen atje ndeshjet. Do bëhet Europiani i U-17, po bëhen disa rregullime dhe Federata s’ka asnjë faj. Ne si Partizan biles kemi humbur financa për këtë ndeshje. S’është se kishim një dashuri të madhe për t’u bërë ndeshja tek ne. Por stadiumi i Partizani i plotëson të gjitha kushtet. Në qoftëse Policia e Shtetit dhe administrate e Partizanit dhe Federata merren vesh me njëri – tjetrin dhe qëndrojnë me këmbë në tokë, çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Ky Idrizi po e them edhe njëherë, më vjen turp që e përsëris, as nuk e njoh as nuk më njeh. Kam folur para 48 orësh, u mek në telefon, nuk e di se çfarë thoshte dhe as nuk jamë marrë më me të, është marrë drejtori i përgjithshëm i Partizanit, sekretari i përgjithshë dhe fati në fund fare që u mor kryetari i bordit, se po të mos ndërhynte ai, sot nuk e di se çfarë gjërash të pakëndshme mund të kishin ndodhur”, ka përfunduar presidenti i Partizanit.

17 Komente

  1. J
    Jari N

    O Gazi, nuk je më shofer i Zukut që shpërdaje dru në kohën e Xhaxhit po të bëri Olsi Rama Oligarg, po ti je një Ordiner, një bastexhi, një rrot Cari që se ke shokun edhe atij Idrizit që i përmënd emrin ti rruash atë Carin o i 12 në përrua, o Çom i ndyrë, Jazëk !

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaz Demi

      Oboobob, ky vemja eshte nje sekser i ndyre, bashke me vellain e atij KM. Nje turp.

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        O Jari ! Ti vendosesh emrit tend shkronje K ne fillim besoj se ti e kupton si te del. Gaz Demin nuk e beri Olsi Rama "oligark" sic thua ti. Une Gazin e njoh qe ne vitin 1999 dhe ai ka punuar fort me bizneset e tij. Nuk eshte nevoja ti permend ketu se cfare biznesesh ka patur por di te them qe me Olsin u lidh kur mori ekipin e Partizanit. Edhe Olsi njeri eshte dhe ka te drejte ta kete nje pune si te gjithe pra dua te them se Gaz Demi ka qene i konsoliduar prej vitesh dhe nuk e la te kondolidohej kur nisi bashkepunimin me Olsi Ramen.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaz Demi

          Hahahhahahah. I konsoliduar. Po cthua o i zi, cthua?! Apo, mos valle u be nga bashkepunimi me Olsi Xibrak Ramen dhe Rrok Gjoken? Cmendim ke ti, psh?

          Përgjigjjuni
          1. C
            CARA BUNA SUMA

            O K(j)ari dhe ti GD, jeni ca palla jari sa qe nuk e kuptoni 1 gje, jeta dhe historia nuk fillon me çfare mbroçkullisni ju sipas qefit dhe mendjeve tuaja te rrot-jarizuara. Fusni gishtin ne goje pasi e keni fut ke sumatriçja juaj dhe kujtoni se po lepini cupa çupa. Duket qe jeni o provincial periferik ose nen moshe (pra me pulle te kuqe). Shkoni e mbajani njehere ne goje Xhim Kulufit a Ver LLAPES atje ne Tufine/a Sharre dhe pastaj e keni per hak me hap gojen e me lepi mut o çupa muta te ndyre... dukeni qe jeni tifoz FANATIKSA, nga skrapidari ose ... e dini vete

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bravo

            Roberto, gjuha përdoret per shume gjera, jo vetem lepirje.

            Përgjigjjuni
            1. Roberto

              Ku e pe lepirjen ti?? Une e kam njohur Gazin nga afer dhe e di mire te shkuaren e tij. Thjesht i ktheva pergjigje Jarit qe tha se Gazi u be "oligark" prej Olsi Rames.

              Përgjigjjuni
          3. t
            tim

            Koha e debilave, koha e oligarkeve alla-gazdem, shofera, fatorino, punetore krahu te komunales

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dalipi

              Mire Iliri qe eshte drejtor i madh, po Filip Cakuli cfare ndihme dha qe te behej derbi?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skerdi

                Oh tmerr ku ka perfunduar futbolli shqiptar.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  toni mavrija

                  Kohe te veshtira,Gazi,njeri jo i paster vet,kerkon llogari dhe vendos dhe per emrimet ne polici,sikur jane sinori i tij.Ka per ti ec fjala se ate qeveri kemi mbron poshtersine e padrejtesine.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sefer Daja

                    Dmth Gaz, ne jemi shtet telefonatash e jo ligjesh!!! Po sikur ti të ishe president i fjala vjen, Tërbunit, Devollit ose Veleçikut, do ta rruante kush " Olsin" për telefonatat e tua??? Ke bo autogol kte rast o Gaz!

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      toni mavrija

                      Vet fotografia e tregon me se qarte se kush eshte ky bicim megallomani e njeri pa shtylle kurrizore.Kerkon te behet i gjithpushtetshem me kete plere pushtet.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mbylleee

                        Shko ore plehre! Mishit angazhu gjithe policine e shtetit dhe ate te qarkullimit rrugor! Nuk shkuam dot ne varreza te te dashurit tane se kthyet nga rruga! Po duhen shkarkuar qe nga ministri i brendshem dhe te kryepolici qe i urdheron ti dhe u nxin jeten qytetareve te ndershem!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          T

                          O Roberto o picke e vogel ku e njef ti Camino e pa bes nje rot kari ka qen ne tirane ikte pa pagu ne.kohen e xhaxhit .na u be gazi oligark o ja qifsha fen.debil sdi te bej nje muhabet.respekt per Camet po jo per kte debil qorr muti .

                          Përgjigjjuni
                          1. Roberto

                            Po e njoh. Kam punuar me te. Njeri shume i mire dhe shume xhymert. Paguante per te gjithe dhe i mbante me buke edhe punetoret e vet. Nuk ka goje askush te flase. E kam njohur nga afer dhe te gjithe i ka ndihmuar dhe i ka vleresuar.

                            Përgjigjjuni
                          2. J
                            Jugu

                            Gazit i eci ne demokraci se e perkrahu Nano dhe pushtetar te tjere, por nga ana intelektuale eshte posht mesatares dhe me kto qe flet thjesht tregon nivelin fix. Beri privatizime ne kurriz te shtetit dhe me shtetar e pushtetar dhe tani me kete Olcin e Rames i ka leru nenen me korrupsion. Tani i duket vetja edhe si gjithfuqishem dhe mund te komandoj dhe policin se atje tej ka Olsin e Ramovicit. Ky eshte fix si grupi ciftelia vite me pare por ne anen tjeter.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje