Dinamo merr një kualifikim historik në Conference League, eleminon gjigandët e Hajdukut të Splitit dhe shkon në Play Off

14 Gusht 2025, 23:28Sport TEMA
Dinamo merr një kualifikim historik në Conference League, eleminon

Dinamo është kualifikuar për në Play Off të Conference League, pasi mundi 3-1 Hajdukun e Splitit në “Air Albania”. Koha e rregullt përfundoi 1-0 ndërsa për fituesin, u desh koha shtesë.

Zabërgja realizoi për dinamovitët, pas 14 minutash lojë, duke ndezur festën e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja. Kroatët shtuan presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Hajduku jo vetëm që nuk e gjeti atë brenda kohës së rregullt, por në të 78-të, mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Sanyang. Në shtesë do ishte Karaçiç që do ndëshkonte Dinamon.

Blutë treguan mjaft dëshirë në fushë dhe realizuan dy herë  me Qardakun dhe Berishën, duke marrë kështu një sukses të madh dhe duke zhvlerësuar humbjen 2-1 në ndeshjen e parë. Dinamo shkon kështu në play off të Conference League, me synimin e vetëm grupet.

10 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Kroatet edhe ne ndeshjen e pare kot fituan. Kurse ne kete ndeshje kishin vetem nje gjuajtje ne porte dhe bene nje gol. Bravo Dinamo !

    Përgjigjjuni
    1. e
      ec aty

      Fajin per fitoren e Dinamos e ka Duka!

      Përgjigjjuni
    2. R
      Roberto

      Bravo "Dinamo".Suksese te metejshme.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beksi

        Urime DINAMOS. Klubi jo me shume tifoze por me futbollin me te bukur te luajtur. Do doja nje koment nga ervin bujku

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi

          Kur u be gjigand Hajduku se nuk ka qene ndonjehere

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koço Pula

            Krahasuar me futbollin shqiptar, natyrisht që ishin gjigant meqë shumë herë ishin pjesë e ligës së UEFA's.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifoso

              Tifozi sa vjec? Ishte nje kohe kur Sllavin e kishin te shikuar cdo nate me kanoce dhe slinim ndeshje pa pare Hajduk ishte skuadra e 4 me forta ne Jugosllavi dhe kishte dy vellezerit Vujovic ne kombetare. Dhe pas shperberjes niveli ra pak por mbas Dinamos se Zagrebit Hajduku eshte ekipi tjeter.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noar

                Dinamo ishte skuadra me e fortë ne Shqiperi ne ate kohë qe thua ti dhe po te ishte ne kampionatin jugosllav do ishte shume me larte se Hajduku.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tifoso

                  Near Jugosllavia ne ato vite hynte tek 4 skuadrat me te forta te kontinentit. Dinamo eshte ndeshur me Dinamon e Zagrebit ne vitet 70 dhe I ka humbur te dyja ndeshjet me te njejtin rezultat 2-1.

                  Përgjigjjuni
              2. B
                Ben

                Duket qe je i ri TIfozi! Hajduku ka qene ekipi me i mire i Jugosllavise ne vitet 70. Kater kampionate dhe 5 kupa radhas ne ate kohe!

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje