“Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA mesazh të fortë nga fusha për konfliktin që po trondit botën

13 Gusht 2025, 21:55Sport TEMA
“Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA mesazh të

Një mesazh i fuqishëm dhe simbolik u shfaq përpara fillimit të finales së Superkupës së UEFA-s mes PSG dhe Tottenham në stadiumin “Dacia Arena” në Udine.

Në një akt të rrallë, futbollistët dhe fëmijët që i shoqëronin në fushë mbajtën një banderolë me mesazhin e qartë:

“STOP KILLING CHILDREN. STOP KILLING CIVILIANS” (Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve).

Ky veprim i paprecedentë për një ngjarje të këtij niveli, ku politika rrallëherë përzihet hapur me sportin, u përshëndet nga publiku, ndërsa menjëherë ndezi debat në rrjetet sociale për atë që shumë e konsiderojnë një mesazh të koduar drejtuar një konflikti specifik – ku pasojat më të rënda i kanë pësuar civilët, veçanërisht fëmijët.

Edhe pse UEFA nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë shtet apo palë të përfshirë, koha dhe përmbajtja e mesazhit kanë ngjallur dyshime të forta se ai lidhet me situatën aktuale në Lindjen e Mesme – më saktë, me ofensivën e vazhdueshme në Gaza dhe humbjen e jetëve të pafajshme.

Slogani “STOP KILLING CHILDREN”, i vendosur në zemër të një eventi ndërkombëtar sportiv, i dërgon botës një mesazh të qartë nga një institucion që zakonisht shmang pozicionime të drejtpërdrejta politike. Ky veprim vjen në një kohë kur presioni ndaj organizatave ndërkombëtare për të dënuar dhunën ndaj civilëve është rritur ndjeshëm.
A ishte ky një mesazh për Izraelin? UEFA nuk e thotë me fjalë. Por zërat në stadium dhe në rrjetet sociale duket se e lexojnë kështu.

5 Komente

  1. P
    Poshtë sionizmi

    Respekt për skuadrat dhe publikun. Izraeli duhet të bojkotohet siç u bojkotua Rusia. Shtet terrorist, racist dhe sionist.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Problem ështe për Ukraine

      Problem ështe në Ukraine dhe për Ukraine. Vendë që pordhunonë terrorista dhe njerzit që mbeshtesin terroristat, për fatë të keqë të tyrin dhe të botës, për her në ato vendë do ket dhunë dhe terrore. Sepse kështue javë impononë ideologjie fetare.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Izraeli vret fëmijë më shumë se Hitleri

      E qartë si kristali: Mesazhi thërret për ndalimin e vrasjeve të fëmijëve që po e bën sistematikisht dhe ditëpërditë Izraeli. Kjo nuk është politikë, është detyrim njerëzor, humanist.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mero kerma

        Ne djall vafte USA e para dhe cifutet pas tyre! Shtete terrorriste , kriminele, ne djall vafshin te gjithe ato qe me komente ne kete gazete palaco zioniste! Mbeshtesin kete genocid

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pis milet

          Ne pith te motres vafsh ti dhe gjithe xhemati yt pislamist. Nje nga nje, pislamistet te tere do vene ne vere te Aishes dhe shejtanit te arabistanit mahmut i pare jbxhyzh.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje