Asllani bllokon merkaton e Interit, pranon vetëm oferta nga klube elitare italiane

12 Gusht 2025, 12:24Sport TEMA

Kristjan Asllani po e ndalon paksa merkaton e Interit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori shqiptar, pasi refuzoi disa oferta nga jashtë, po pret vetëm një klub italian që t’i mundësojë të luajë në nivel të lartë. Për momentin nuk ka lajme të rëndësishme, ndaj 23-vjeçari vazhdon të jetë pjesë e Interit në “Appiano Gentile”.

Ndërkaq, Mehdi Taremi po përgatitet të largohet nga Interi. Ai ndodhet ende në Iran, por në një situatë më të mirë se disa muaj më parë. Agjentët dhe ndërmjetësit e tij po punojnë për t’i gjetur një klub në Europë, pasi kjo është dëshira e tij, duke refuzuar edhe ofertën e Flamengos. Për të interesohen Leeds, Fulham dhe Nottingham Forest, ndërsa së fundmi është përfshirë edhe Nica nga Ligue 1.

Ish-sulmuesi i Portos nuk ka arritur të bindë si zikaltër, edhe për shkak të dëmtimeve. Kishte shumë pritshmëri ndaj tij, por Taremi nuk i ka përmbushur dhe tani trajneri i ri Cristian Chivu ka vendosur ta heqë nga ekipi, duke e nxjerrë në shitje.

3 Komente

  1. F
    Fajtori.com

    O Kristian, më mirë në një ekip me minuta sesa në stol pa luajtur! Pse kështu do bëhesh lojtar lider ti? Ose të këshillojnë keq, ose ske më këllqe!

    Përgjigjjuni
    1. c
      cinxo

      komenti i dites...

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cuku

      Pordhet e, medha grrisin, breket..............doI perfundoke te Luzi me duket

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje