Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë një “armë” të re në sulm, duke filluar nga ndeshjet e shtatorit: Cristian Shpendi.
Shpendi, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Cesean-n në Itali, vjen nga “Shpresat”. Ai tani duket gati për ekipin A, sidomos pas 11 golave që shënoi sezonin e fundit në Serie B.
Lajmin për afrimin e Shpendit në ekipin e parë e ka konfirmuar Drejtori Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Fulvio Pea.
Në një intervistë për “Radio Firenza Viola”, Pea foli për Shpendin, i cili kërkohet prej kohësh edhe nga Fiorentina, si dhe disa klube të tjerë në Serie A.
Fillimisht, Pea e ngriti në piedestal Shpendin duke thënë: “Është një sulmues i shpejtë, teknik dhe konkret. Di të shënojë, të sulmojë hapësirat dhe të ndihmojë skuadrën”.
“Edhe pse i ri, është i matur dhe ka shumë hapësirë për përmirësim. Golat e tij ndër vite flasin vetë”.
Më pas ai shtoi: “Ai së fundmi përfundoi kohën e tij me ekipin U-21 dhe tani do të përfshihet në ekipin kombëtar të të rriturve sepse është shumë premtues”.
22-vjeçari Shpendi ka lënë gjurmë të dukshme te Cesena që nga transferimi i tij në vitin 2020 dhe një vit më vonë në ekipin e parë.
Me ekipin e parë të Cesena-s, Shpendi ka realizuar 36 gola dhe tetë asistime në 101 ndeshje. Sezonin e fundit në Serie B ai përfundoi me 11 gola dhe një asist në 34 paraqitje.
Shqipëria do të luajë një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në shtator. Një tjetër do të jetë në tetor. Kualifikueset mbyllen me dy sfidat e nëntorit.
Kalendari i kuqezinjëve:
Gjibraltar – Shqipëri: 4 shtator, ora 18:00 (miqësore);
Shqipëri – Letoni: 9 shtator, ora 20:45 (kualifikueset e Kupës së Botës 2026);
Serbi – Shqipëri: 11 tetor, ora 20:45 (kualifikueset e Kupës së Botës 2026);
Andorrë – Shqipëri: 13 nëntor, ora 20:45 (kualifikueset e Kupës së Botës 2026);
Shqipëri – Angli: 16 nëntor, ora 20:45 (kualifikueset e Kupës së Botës 2026).
Renditja
Në renditjen e Grupit K të kualifikueseve evropiane të Kupës së Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë.
Anglia është kryesuese e grupit me 9 pikë të plota, pas tre ndeshjeve të para. Kuqezinjtë janë të dytët me 5 pikë pas katër ndeshjesh.
Serbia është e treta me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para. Letonia vjen në vendin e katërt me katër pikë pas tre ndeshjeve.
Në fund dhe pa asnjë pikë qëndron Andorra, e cila ka zhvilluar katër takime deri më tani.
Po kush eshte….lojtar i kujt ekipi ne Itali…i CEZENES!!!!….Turp i mdh,do te vije Shpendi i Cezenes do te te perbuse situaten e kombetares tone….ne kishim ASLLANIN tek Interi e beri nje VRYME ne uje….!!!!
O koqet sportive te temes cfare flisni po gjynah qe komentoni ju per sportin. Per cfare arme behet fjale kush eshte ky Shpendi Messi? Edhe po te ishte ai qe flisni prape nuk na ben derman shume thjesht te tjeret jane me mire se ne.
"Arma sekrete" Kristjan Shpendi. Hajde mendje hajde. Filluat ju me keto tituj bombastik?? Per Brojen thoshit Bomberi yne a thua se beri namin ne Premier League. Lerini futbollistet te qete pa epitete se pastaj fluturojne me pras. Keta lojtare kemi dhe me mire thoni dhe uroni ndonje sukses. Hiqni dore nga keto budallalleqe.