Mirlind Daku ndodhet në një formë ideale në Rusi. Sulmuesi shqiptar po shënon thuajse në çdo ndeshje dhe duket tërësisht një nivel tjetër për kampionatin ku luan. Por ky futbollist po kalon një dëmtim së fundmi dhe dje u la jashtë në ndeshjen e Kupës.
Gjithashtu edhe më herët Daku po luante me injeksione pasi është i pazëvendësueshëm për Rubinin. Megjithatë për shkak të koreve në ndeshjen kundër Kroacisë, Daku ka edhe një ndeshje dënim për të larë, teksa duhet të mungojë në takimin e parë që kuqezinjtë do të zhvillojnë në shtator.
Por trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov, kërkon që Daku të mungojë në të dy takime për Shqipërinë në shtator. “Daku ka një dëmtim jot ë lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim. Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues. Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë që të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov.
Mos u bo mereak , nuk do ta grumbullojmë se kemi Brojën në formë dhe te freskët për kombetaren se nuk po luan në asnjë ekip .
Broja qenka i demtuar per 7 jave .Sipas rradakes time te vobekte nuku benet me per futboll .Heren e fundit qe e pashe te luaje levizte ne fushe sikur e kishin bere synet .Keq me vjen qe e them sepse isjte talent premtues po ja qe fati s’qenka me na .
O Daku vellai, Te pelqej shume per karakterin e forte ne fushe dhe menyren se si luan.Vazhdo bej gola dhe tregoje veten ne fushen e lojes me thjeshtesi. Sepse e thjeshta dhe perulesia s'jane gje tjeter veçse madheshtia vete. Pastaj te tjerat vijne natyrshem. Me dy fjale, dua te them miqesisht, deshira per te marre vemendje me tekste te sajuara dhe per te krijuar imazhin e nje lojtari te pazevendesueshem me duken te teperta, madje te demshme. Te uroj shume fat e shume gola ne fushen e lojes dhe paraqitje magjepsese me kombetaren sa here te te jepet mundesia.
Daku eshte tipik golashenuesi. Daku po i doli rasti e ben gol, nuk e humbet , por meqe qenka i demtuar mire eshte te mos lozi fare, se mund te perkeqesohet
Sherim te shpejte dhe here tjater mbaj gojen tu befsha e mos e perzje sportin me pulitike.