Doli në konferencë me gërvishtje në fytyrë, reagon Guardiola

27 Nëntor 2024, 19:11Sport TEMA
Doli në konferencë me gërvishtje në fytyrë, reagon

Manchester City barazoi në mënyrë befasuese 3-3 përballë Feyenoord. “Qytetarët” ishin në avantazhin e tri golave deri në minutën e 74-t, por pësuan 3 gola në minutat e mbetura të ndeshjes.

Gjithesi, rezultati kaloi në plan të dytë pasi Guardiola u shfaq para mediave me shenja të dukshme në fytyrë, të cilat tha se i kishte bërë vetë: "Më pëlqen të dëmtoj veten".

Së fundmi ka reaguar sërish, pikërisht në rrjetin social “X” duke thënë se përgjigjia e tij nuk kishte për synim të nxirrte në pah dëmtimin e vetes, pasi gjithçka ishte aksidentale, shkruan A2 CNN.

“Më kapën mat me një pyetje në fund të konferencës, për një gërvishtje që ishte shfaqur në fytyrë, dhe i shpjegova që një thua i mprehtë e kishte shkaktuar këtë aksidentalisht. Përgjigjia ime nuk kishte si synim të nxirrte në dritë një çështje për dëmtimin e vetes.

E di se shumë persona luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe dua të nxjerr në pah një nga mënyrat që njerëzit të kërkojnë ndihmë duke telefonuar në linjën e Samaritans ose me numrat në dispozicion”, shkruan Guardiola. 

1 Komente

  1. T
    Tifozi

    Pordh e madhe dhe ky... Drejton nje ekip lu lojtaret kushtojne miliona dhe duket trajner i madh...Boll u fryve..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje