Dortmund, stadiumi më komod i Europës. Më i keqi ndodhet në Itali

22 Prill 2022, 18:52Sport TEMA

Dortmund, stadiumi më komod i Europës. Më i keqi ndodhet në

Stadiumi më i mirë i Europës, është ai i Dortmundit, më i keqi? “Castellani” i Empolit. 

Faqja e specializuar “money.co.uk” ka analizuar rezultatet e sondazhit të bërë me tifozeritë në të gjithë kontinentin duke dalë në përfundimin se ata më të lumturit me stadiumin e tyre janë mbështetësit e Borussias në “Westfalenstadion”.

Vendi i dytë për stadiumin modern të Tottenham që kushtoi rreth 1 miliardë euro. Në dhjetëshe sigurisht që janë edhe “Santiago Bernabeu” apo “Camp Nou”, ndërsa Italia krenohet me stadiumet “San Siro” dhe “Allianz Stadium” të Torinos.

Në krahun tjetër, përveç atij të Empolit, në listën e stadiumeve më të këqij janë “Ballaidos” në Vigo, “Maximir” në Zagreb por edhe ai i Venezias i pozicionuar në një ishull por aspak komod për të ndjekur ndeshjet e skuadrës.

Lini një Përgjigje