Dueli mbijetesës, Bylis merr tre pikë të arta ndaj Teutës

6 Mars 2025, 15:35Sport TEMA
Dueli mbijetesës, Bylis merr tre pikë të arta ndaj Teutës

Bylis rikthehet shpejt te fitorja, lë pas atë humbje befasuese përballë Skënderbeut dhe rikthehet të festojë në shtëpi. Ekipi i Mezanit triumfoi 1-0 përballë Teutës, një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme kundër një rivali direkt për të mbijetuar në elitë.

Në stadiumin “Adush Muça” u zhvillua një 90-minutësh i luftuar për çdo top, por me pak raste për shënim. Në fund diferencën e bëri një gol i Malomo në minutën e 52-të, me mesfushorin nigerian që me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Falë këtij suksesi, Bylis parakalon Teutën në renditje duke u pozicionuar në vendin e 7-të në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se sa Teuta.

Lini një Përgjigje