Inzaghi vlerëson Asllanin: Nuk kam pasur kurrë dyshime për cilësitë e tij

6 Mars 2025, 12:24Sport TEMA
Inzaghi vlerëson Asllanin: Nuk kam pasur kurrë dyshime për

Interi mori një fitore të rëndësishme në Roterdam, duke mposhtur 2-0 Fejnordin dhe falë këtij rezultati zikaltërit kanë hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani nisi si titullar këtë takim (luajti deri në minutën e 81-të) dhe me paraqitjen e tij ka kënaqur teknikun Inzaghi, që e vlerëson në intervistën pas ndeshjes.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime mbi cilësitë e Asllanit. Si trajner më duhet të alternoj forcat dhe Asllani ka bërë që të mos ndihet mungesa e Calhanoglu, që rikuperoi energjitë pasi luajti në fundjavë kundër Napolit. Jemi të kënaqur me këtë sukses, por duhet të vazhdojmë të punojmë që të arrijmë objektivat”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit.

2 Komente

  1. E
    Eri

    Gjithe keto lavde, por perseri vleresimi i Sofascore per te ishte tek 3 me te dobetit e ekipit. Po te kishte bere Zielinski golin me penallti, do ishte i dyti me i dobeti. Gjithesesi i urojme suksese dhe kurajo te kapesh formacionin baze e mos te levizesh me prej aty.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Asllani po rritet si futbollist titullar. Na duhet ky besim i tij, po loze rritet aftesia per te dominuar ne fushe ndaj kundershtarit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje