Kupa e Shqipërisë: Shorti për fazën gjysmëfinale do të hidhet të premten në “Shtëpinë e Futbollit”

5 Mars 2025, 16:22Sport TEMA
Kupa e Shqipërisë: Shorti për fazën gjysmëfinale do

Federata e Futbollit do të organizojë të premten e 7 marsit hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp në ora 11:00 dhe do të jetë i hapur për mediat si edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Partizani, Vllaznia, Egnatia & Dinamo City.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars. 

Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

Lini një Përgjigje