Totti: Në janar më kërkoi Genoa! Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi nëse do luante 25 vite te Roma?

4 Mars 2025, 16:45Sport TEMA
Totti: Në janar më kërkoi Genoa! Sa Topa të Artë do

Në moshën 48-vjeçare, Francesco Totti është ende një futbollist që të gjithë do të dëshironin ta kishin në ekipin e tyre.

Një talent kaq i qartë sa që, pavarësisht se kanë kaluar disa vite që kur është tërhequr nga futbolli, ai vazhdon të ketë oferta.

Sipas asaj që u zbulua nga ish-kapiteni i Romës, oferta e fundit do të kishte ardhur nga Genoa me klubin kuqeblu që e kishte kontaktuar në merkaton e dimrit.

"Në janar një ekip në Itali nga Seria A më kërkoi, nuk bëj shaka. Isha mirë, por nuk doja të ndryshoja qytetin. Cili ekip ishte? Po them që duhet të kisha jetuar pranë Cassano - shpjegon Totti në një intervistë dhënë për Viva el Futbol - Nuk kam menduar të luaja me një ekip tjetër. Vetëm unë dhe Maldini kemi luajtur 25 vite me të njëjtën skuadër. 

Mendoni që Messi në 25 vite te Roma me Frau, Cesar Gomez dhe Pivotto do kishte fituar gjithë ata Topa të Artë?"

3 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Ndersa Toti nuk do kishte shance te luante tek Roma dhe do kishte bredh sa nga na nje klub tek tjetri dhe nuk do te kishte kete kariere qe ia dha Roma

    Përgjigjjuni
    1. P
      Portieri

      Si j’a dha Roma o @futbollist…çe njifke Totin..!? Toti,e ngriti Romën,e mbajti gjallë edhe në ditët më të vështira,se figura e tij ishte vet Roma dhe ishte i pazëvendësueshëm. Por Roma nuk ka qenë klub i nivelit të Barcelonës,se nuk ka patur nivelin e miliardave tê saj që kishte mundesi të afronte në skuadër lojtar të nivelit të lartë dhe duke perfshirë projektet e klubit,deri te trajnerët,lojtar si Mesi do të shkēlqenin patjeter. Pse e bëra këtë parantezë,sepse Mesi tek Roma nuk do kishte marrë asnjë top të artë,por jam i bindur se Toti tek Barcelona,nëse do t’ishte skuadra e vetme si te Roma,do ta merrte të paktën nja tre herë topin e artë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifos

        Toti tek Barca nuk do ishte ne formacion. Ky lojtar vetem di te luaj futboll dhe per inteligjence eshte baraz me nje femije kopeshti jo me kot ka libra me barsaleta per te. Messi edhe nuk mund te merrte por mundesia me madhe eshte se nuk do te luante kurre tek Roma sepse ky ekip ska kellqe per blerje te medha jo me kot ka aq pak tituj vetem tek Juve sic e kerkoi Kapello apo tek Milan ose Inter po. Totti ishte lojtar I prodhuar nga ekipet zinxhire te Romes ashtu si Messi nga Masia e fameshme pra fati eshte se Roma asnjehere nuk ka pasur nivelin per te bere ligjin ne futbollin Italian qe te marresh topin e arte dyhet te fitosh dhe ne kompeticjonet evropiane kurse Barca ishte dhe eshte jo sa ishte. Ne Rome pervec Tottit dhe ai rezerve ne kombetare nuk ka pasur shume yje boterore 1 ose 2 te Barca kane bene trajnimin yjet me te medha te futbollit boteror pra eshte nje diference e frikshme kjo vlera e fatit te qenit ne vendin e duhur ne kohen e duhur ky muhabet po e banalizojme nje cik eshte si te thuash po te ishte tek Lacio apo tek Sampdoria Udinese apo Kelni, shtutgarti e plot me rradhe keshtu qe Totti kujton se ka thene nje gje te mencur thjesht ja ka futur pordhes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje