Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin ditën e diel, ku në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë do të vijojë seancat stërvitore. Por, përgatitjet do të nisin edhe më herët, dhe këtë herë në Durrës.
Një pjesë e mirë e lojtarëve, pasi të kenë shfrytëzuar 2-3 ditë pushime, do të mbërrijnë sot në Shqipëri, për t’u vendosur nën urdhrat e Silvinjos, i cili do të ketë disa ditë më shumë kohë për të përgatitur ekipin, pavarësisht se grupi mund të mos jetë i plotë.
Ndërkohë ky grumbullim provizor nis larg zhurmës së Tiranës, teksa të vendosur në Durrës, ekipi do të jetë më i qetë në ato ditët e para.
Kjo ndeshje do te jete fundi Silvinjos...e garantuar.....
Po pse nxirni nga goja vetem helm?? Pse qenka fundi i Silvinjos dhe cili na qenka me i mire se Ai??? Silvinjo eshte trajneri me i mire qe ka patur Shqiperia dhe as mos e diskutoni fare kete. Normal qe eshte mendimi im dhe nuk eshte absolut por frymen sulmuese por duhet qe lojtaret te luajne me shpirt pa frike dhe te dine te shfrytezojne rastet. Kujtoni ndeshjet me Italine,Spanjen apo Kroacine. Ook me Spanjen veshtire e ka kushdo por me Italine luajtem si inferior. Kishim frike por mund ta kishim marre ndonje pike. Megjithate ti urojme nje fitore me Serbine dhe te ecim perpara.Suksese cuna.