E ardhmja e Nedim Bajramit në Skoci nuk është e sigurt. Fantazisti i Kombëtares ishte pjesë e Rangers në sezonin e fundit, aty ku nuk arriti të përshtatet si duhet.
Në javët e fundit, Bajrami humbi edhe vendin e titullarit, duke u aktivizuar shumë pak. 26-vjeçari mund të rikthehet sërish në Itali.
Sassuolo, klub i sapo ngjitur në Serinë A, ka shfaqur interes për të rikthyer shqiptarin. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian ka gati një ofretë prej 2.1 milionë funtesh, për të bindur Rangers.
Në krahun tjetër, nga Skocia raportohet se Bajrami dëshiron të qëndrojë dhe po punon fort për të rifituar vendin në skuadër. Në merkato, fantazisti kuqezi pritet të jetë shumë i përfolur.
Lini një Përgjigje