Interi piketon mesfushorin e Lacios, i ofron Kristjan Asllanin dhe para bardhekaltërve

28 Maj 2025, 11:45Sport TEMA
Interi piketon mesfushorin e Lacios, i ofron Kristjan Asllanin dhe para

Interi dëshiron të përforcojë mesfushën në këtë merkato verore.

Zikaltrit kanë piketuar lojtarin Nikolo Rovela. Sipas Oracio Akomandos, nënkampionët e Serisë A kanë bërë një ofertë zyrtare për klubin bardhekaltër.

Ai bën me dije se drejtuesit e Interit kanë ofruar Kristjan Asllanin dhe një kompensim financiar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

Megjithatë, përgjigja nga ana e Lacios ka qenë negative.

Lini një Përgjigje