Zyrtare, I hoqi fitoren Partizanit në fund, sulmuesi i talentuar largohet nga Laçi

27 Maj 2025, 13:21Sport TEMA
Zyrtare, I hoqi fitoren Partizanit në fund, sulmuesi i talentuar largohet

Leo Ballhysa ka zyrtarizuar largimin nga Laçi. Sulmuesi nuk pati minuta të shumta te kurbinasit, ndërsa ia doli të shënojë një gol.


20-vjeçari u fut nga stoli për t’i hequr fitoren Partizanit në Laç. Goli i shtatorit të kaluar mbylli në barazim 1 me 1 ndeshjen mes dy skuadrave.

“Nga ky moment iu njoftoj largimin tim nga ekipi i Laçit. Faleminderit presidentit dhe drejtor Haxhisë. Suksese”, shkruan Ballhysa në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje