Plasin polemikat tek ekipi i Shqipërisë U-17 pas eliminimit nga Europiani, lojtarët: Trajneri ynë nuk është për këtë punë, na duhet tjetër… 

26 Maj 2025, 20:00Sport TEMA
Plasin polemikat tek ekipi i Shqipërisë U-17 pas eliminimit nga

Shqipëria është eliminuar nga Europiani i U-17 teksa ka marrë 3 humbje radhazi, 0-4, nga Portugalia, Gjermania dhe Francë.

Por cili është fajtori i këtyre humbjeve të tilla, që përtej shifrave, nuk prodhuan në asnjë rast futboll? Për lojtarin 17-vjeçar që është pjesë e Juventusit dhe Shqipërisë U-17, Arman Durmishi, fajtori është trajneri Tedesco dhe këtë e pranoi në “RTSH Sport”. 

“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me ekipet e forta. Edhe ne jemi lojtarë të fortë, por kur kemi trajnerin që nuk di se çfarë të bëj me këta lojtarë të fortë, është më e vështirë.

Nuk mund të luash dot për të fituar, me këta lojtarë që kemi na duhet trajner më i fortë”, tha Durmishi. 

4 Komente

  1. t
    tani, Canada

    u rrafen e u shqepen the faji e ka trajneri.. edhe pa trajner po te ishit, thjeshte te luanit ate qe dini te beni me mire, 17 vjecare jeni si motorra sduhet te kishit humbur me kaq gola te treja ndeshjet... ska faj trajneri.. jeni dobet shume..

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      3 ndeshje nje gjuajtje ne porte dhe nje korne, 0 gola te shenuar, 12 te marre dhe 0 pike, ky eshte kulmi. Djaloshi ka plotesisht te drejte. Sikur skuadren kampione te Shqiperise U 17 te kishte marre nuk do ishte paraqitur me keq. Turp!!!...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten gomeret

        Grupi ku luajtem ishte ferr. Por ky djale paska mentalitet muti nuk duhet te thirret me ne kombetare. Sado dobet te jete trajneri ka organe te tjera qe merren me te, ti more karabush duhet te besh detyren ne fushe nuk eshte kompetenca jote analiza dhe pergjegjesia per drejtimin. Nuk ka folur Messi per trajneret qe ka pasur, qe fundja suksesin e kishin prej tij dhe asnjehere nuk ka vene ne dyshim aftesite e tyre kurse ti spurdhjak me pare kritikon se luan. Trajneri mund edhe te shkarkohet per rezultatet,por ti ke per detyre te luash dhe jo te derdellitesh.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Po pse mo zylyf traineri luante ne fushe apo ju?ara jane supertalente te perzgjedhur nga dhjetera mije te rinj qe luajne futboll .ne kemi nje tufe emigrantesh qe luajne per Shqiperine kur vendet ne te cilat jetojne si qasin .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje