Eksperimenti i dështuar me trajnerin italian te Kombëtarja U-17: Tedesko, basti i humbur i drejtorit teknik Fulvio Pea

26 Maj 2025, 14:02Sport TEMA
Eksperimenti i dështuar me trajnerin italian te Kombëtarja U-17:

Eksperimenti me trajnerit italian, Andrea Tedesko, nën drejtimin e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, rezultoi një dështim.  

40-vjeçari ishte një “bast” i drejtorit teknik Fulvio Pea, që për fat të keq, la për të dëshiruar. Paraqitja zhgënjyese e kuqezinjve në Europianin e 17-vjeçarëve, me 0 pikë, 12 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar, si loja pa ide, në 3 duelet e luajtura, e rëndojnë ndjeshëm pozitën e trajnerit Tedesko.

Italianit i mbaronte kontrata pas përfundimit të Europianit, teksa gjasat janë që kuqezinjtë të mendojnë për një trajner të ri për Kombëtaren e 17-vjeçarëve.  Një zhgënjim ky që rëndon më se shumti te drejtori teknik i Kombëtares shqiptare, Fulvio Pea.  

2 Komente

  1. x
    xoni

    keto jane pazaret e Dukes sepse me ate loje qe beri u17 nuk kish nevoje per trainer sepse njelloj ishte di te mos kishe fare bjeri ti biem per 270 minuta peson 12 gola dhe njk vete nje here ne porten e kundershtarit

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Tedesco eshte trajner anonim, cuditesh si mund t'i japesh drejtimin e nje ekipi kombetar, qofte ai U17. Sado qe lojtaret e perzgjedhur luanin me ekipet e moshave ne Itali e Europe, e kishin te pamundur te rivalizonin moshataret e tyre te ekipeve te tjera. Gjithe ekipet kombetare e kane nje berthame qe e marrin nga ekipi me i mire i kampionatit vendas, ndersa ne rastin tone ishin thirrur shume te ndryshem qe mbase e kishin dhe heret e para qe luanin me njeri tjetrin. Mbase ky ishte njeri handikap, perpos problematikave te tjera me perzgjedhjen e emrave apo pregatitjen teknike te trajnerit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje