Shqipëri-Serbi nuk është një ndeshje si të gjithë të tjerat. Është një sfidë që shkon përtej futbollit. Kjo u konfirmua edhe nga Aleksandar Vuçiç, kur kanë mbetur pak ditë nga përballja në Tiranë.
Presidenti serb ndezi sfidën, duke i thënë një mesazh trajnerit të tij, Dragan Stojkoviç, duke thënë se kërkon fitore ndaj Shqipërisë.
Në lidhje me këtë, foli edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo tha se e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta. Sipas tij, lojtarët duhet të futem në fushë fort dhe të japin shpirtin e zemrën.
“E kam dëgjuar deklaratën e tij. E bukura e futbollit është që zgjat 90 minuta. Duhet të futemi fort në fushë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort.
Juljan Shehu është grumbulluar për herë të dytë. Dajsinani vjen për herë të parë. Kërkova para pak ditësh listën e grumbullimit të parë dhe ka ndryshim të madh. Unë përfaqësoj 10 njerëz që punojnë çdo ditë për të ndjekur lojtarët. Në fund është fusha ajo që flet. Nga 27 lojtarë duhet të zgjedh 11 për në fushë. Janë lojtarë që po rriten. Gjithmonë ka një lloj limite për të bërë ndryshime. Pres shumë nga lojtarët. Jam krenar dhe pres shumë nga lojtarët që kemi grumbulluar”, u shpreh Silvinjo.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 Qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.
Ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 Qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.
Me kujtohet sa me gezim kemi shkuar nga Mitrovica ne Tirane, me plote entuziazem e kalonim gjithe ate rrugen e vjeter e te mundimshme per te perkrahur Shqiperine kunder Greqise. Ishte Brigel atehere. I gjithe stadiumi ishte krejt pothuajse shqiptar te Kosoves dhe Brigel i pershendeti vecanerisht vendet ne shkallet ku brohorisnin shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise. Kush do te kish thene se Shqiperia sot do te luante me Servin vrastare qe drejtohet nga kriminelet e luftes qe i kane duarte me gjake shqiptari!!! ...madje madje, sot degjojme te thuhet se shqiptaret e Kosoves jane te padeshirueshem ne stadiumet ku luan kombetarja shqiptare?!
Nuk eshte e vertete qe shqiptaret e Kosoves jane te padeshirueshem aty ku luan kombetarja. Ata jane me te organizuarit bashke me djemte e Maqedonise , me te zjarrtet. Duhet vetem te bejne kujdes me flakadanet e me sendet ne fushe, per te mos demtuar skuadren, punen e djemve... kaq. Per gjithçka tjeter jane me te miret e shyqyr qe jane. Kombetarja eshte e te gjithe shqiptareve e duhen shmangur keto percarje.
O Dardan, vazhdon lufta hibride. Ku e ke dëgjuar këtë që nuk dëshiron Shqiperia? Apo në rrjete spiunësh që fusin spica mes nesh Zyrtarisht kush t'a tha ty, apo ndonjë berber apo qoftexhi të tha se kam dëgjuar që ... Kazan serb... Jemi një o lari ... Kosova është thalbi i shpirtit shqiptar, kështu që mos u merakos, dhjetra mijë do të vinë po nuk erdhe ti .. Në themi " u idhnua Drishti, e Shkodra gja nuk Diti. Nuk kish problem se nuk erdhën trimat nga Drishti në Shkodër, pasi Shkodra qe kala e madhe Kuptove ..! Për ty dhe te gjith dardanët si ti Shqipja i ka krahët e mëdhenj Fitore kundër ekipit serb Ata ishin nën presion politikisht dhe nuk janë emancipuar akoma t'a quajnë futboll Me keq për t'a, akoma me keq për përcaresit.