LJanë luajtur dhe ndeshjet e fundit të Grupit A në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, ku u përcaktuan dy skuadrat gjysmëfinaliste.
Franca dhe Portugalia kaluan në gjysmëfinale si dy skuadrat më të mira të Grupit A dhe do të luftojnë për të siguruar finalen e madhe të 1 qershorit.
Në Grupin A bënte pjesë edhe Shqipëria U-17, që zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Francës në “Elbasan Arena”. Francezët triumfuan 4-0 me golat e Herman Diandaga, Djibril Coulibaly dhe Djyilian N’Guessan (2).
Pavarësisht përpjekjeve, paraqitja e kuqezinjve ishte zhgënjyese, pasi e mbyllën grupin në kuotën e 0 pikëve, me 12 gola të pësuar edhe asnjë të shënuar
Kur hyn nga dera e pasme dhe pa asnje merite sportive ne keto kompeticione, normal qe te tilla do jene rezultatet. Kjo eshte fytyra e vertete e futbollit shqiptar
Tere buje duke formuar nje formacion me vetem te jashtem, kinse duke i shitur si te talentuar qe ne te ardhmen do bejne cudira. Asgje nuk do bejne. Do humbasin e nuk do degjohen me. ndeshje gjuajten nje here ne porte. Asgje tjeter. Turp! Sikur te kishin futur skuadren kampione te Shqiperise te 17 vjecareve jam plotesisht i bindur se nuk do te ishin keshtu keto rezultate. 3 ndeshje X 4 gola te pesuar = 12 me 0. Turp i madh. Ekipi kampion i Shqiperise te kesaj moshe te pakten do luanin futboll se njihnin njeri tjetrin...