Taulant Xhaka i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Në takimin e fundit me Basel-in, klubi organizoi një ceremoni lamtumire, ku ishte prezentë edhe vëlla i tij, Granit Xhaka.
Tifozët e nderuan me një koreografi të veçantë, duke vlerësuar besnikërinë e tij shumëvjeçare ndaj klubit. Mesfushori u përlot, ashtu si shumica e tifozëve dhe vëllai i tij, Graniti.
Taulanti u aktivizua për më shumë se një dekadë me Basel, përveç dy sezoneve të huazimit te Grasshopper. Ai regjistroi mbi 400 paraqitje dhe e mbylli karrierën me një titull kampion. Për Shqipërinë zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi një gol, përpara se të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2021.
Ka lezet jeta ne Perendim...apo jo tetovar e muslim hajdar
Sa kartona të kuq ka marrë :)