Klubi legjendar i AC Milan ka zgjedhur shqiptarin Igli Tare si drejtorin e ri sportiv, një emërim që ka ngjallur entuziazëm të madh jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, ku figura e Tarës është simbol i suksesit, profesionalizmit dhe përfaqësimit dinjitoz ndërkombëtar.
Gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ka reaguar me emocion dhe krenari në një postim që është bërë viral në rrjetet sociale. Me tone nostalgjike dhe lavdëruese, Shakohoxha kujton rrugëtimin e gjatë të Tarës, që nga fëmijëria si tifoz i Milanit, te karriera si futbollist, trajner e drejtor, deri te ky moment historik në karrierën e tij.
“Ke gjithë jetën që je kuq e zi”, shkruan Shakohoxha, duke përmendur Flamurtarin, Partizanin, Kombëtaren shqiptare dhe suksesin spektakolar te Lazio, ku Tare u bë simbol i ringritjes së klubit në një nga momentet më të vështira të historisë së tij.
Gazetari thekson se tashmë, në krye të një prej klubeve më të mëdha në botë, Igli Tare pritet të jetë njeriu që do t’i rikthejë lavdinë Milanit të madh, një klub me 7 Champions League në vitrinë.
“Je nder e krenari për të gjithë ne. Jam krenar për ty, more djali i profesor Isait e zonjës Aleksandra,” përfundon Shakohoxha, duke përçuar emocionin e mijëra shqiptarëve që shohin në Igli Tarën një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar.
Emërimi i Tarës në këtë detyrë të lartë në Milan është një tjetër dëshmi se shqiptarët, me punë dhe përkushtim, arrijnë majat edhe në arenën më të lartë të futbollit botëror.
Çfar nderi dhe çfar krenarije ka nji faqezi qe e ka pranu publikisht po e citoj Ta kisha pasë nji vajzë nji serb e kisha bë dhenderr se serbet kan kulturë dhe edukatë Igli Tares nuk ju paskan dhimtë vëllëzerit shqiptarë te Kosoves mbi 15.000 te vrarë e te masakruar per ta bërë shkjaun dhënder Kosova duhet ta shpallë NON GRATA këte maskara faqezi idiot dhe antikombëtar
Nuk e kuptoj pse ky urim shoqnie ne Tema! Nder e Krenari! Igli Tare eshte si shumica, njeri i zakonshem...Nuk di te kete ndonje veper te shquar per ne...I lumte, se eshte i suksesshem per veten e vet! Si futbollist i kombetares nuk i afrohet fare Demollarit e ndonje tjetri. Nje mesatar me ego! Kaq.
Igli!,nuk më njeh por unë të njoh Prandaj gëzoj dhe lumturohem sot Të uroj sukses!, dritë e diell e paç përherë Rrugën për arritje me Milanin me vlerë! Si dielli i mëngjezit kur lind mbi Shashicë Që ndrit ,mbi Vlorë,Sazan e Karaburun Emra të pavdekshm në Gjirin e Vlorës. Kur jemi larg e nuk i shikojmë Me sytë e mbyllur ata i kemi ënderr pa fund Së bashku me gëzimin nga lajmi i shumë pritur I bukur si kurorë mbi Vlorë dhe Shqipërinë tonë