Sërish tur çiklistik në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë në disa qytete të vendit

23 Maj 2025, 15:49Sport TEMA
Sërish tur çiklistik në Shqipëri, ja çfarë

Të hënën më 26 maj nis edicioni i 82-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një maratonë pesëditore që pritet të ofrojë emocione dhe rivalitet mes 96 çiklistëve nga 15 skuadra europiane. Ngjarja, e organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe drejtuesi i saj Skënder Anxhaku, do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke sjellë adrenalinë dhe spektakël sportiv.

Etapat e Turit të Shqipërisë 2025:

Ky edicion vjen vetëm pak ditë pas suksesit të madh të “Hapjes së Madhe” të Giro D’Italia-s në Shqipëri, me tre etapa që përshkuan Durrësin, Tiranën dhe Vlorën, duke e kthyer vendin në një epiqendër të rëndësishme të çiklizmit ndërkombëtar.

Turi i Shqipërisë konsiderohet një nga garat më të vjetra në Europë dhe një ngjarje prestigjioze për sportin shqiptar, që vit pas viti rritet në cilësi dhe interes ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje