Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Trajneri Murat Yakin ka vendosur të grumbullojë vetëm dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ardon Jasharin dhe kapitenin Granit Xhaka.
Ajo çka bie në sy është se në listë mungon legjenda Xherdan Shaqiri. Pavarësisht superformës që po kalon, ku me 18 gola dhe 20 asiste i dha titullin kampion pas 8 vitesh thatësirë Bazelit, Shaqiri nuk e ka bindur teknikun Yakin.
“Helvetët” në qershor do të luajnë dy ndeshje miqësore, kundër Meksikës dhe Amerikës, të cilat janë edhe dy organizatoret e Kupës së Botës, 2026.
Më datën 7, Zvicra luan ndaj Meksikës, kurse më datën 11 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vazhdoni ti quani Koqevaret Shqiptare? Per mua ata jane thjesht nje mix Turko-Sllav ose shqiptar te mesjetes, qe nuk ngjajne shume me shekullin e 21
Nuk te kuptoj nga te vijne ato fjale per vellezerit shqipetare ; ke kerkuar vall rrenjet e tua , sbesoj te kesh gjak shqipetari me ato qe shkruan
Rita ti me siguri je një gjakë i përzier me Vlleh!!!p.s.Dardania është djepi i shqiptarisë ,ore e gjorë!