Fisnik Asllani po kthehet në kryefjalë të merkatos në Gjermani. Sulmuesi shqiptar shënoi 18 gola dhe dha 7 asiste në Bundesliga 2, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në këtë kampionat.
Këto statistika kanë bërë që ekipet e elitës së futbollit gjerman të kthejnë sytë nga futbollisti i huazuar te Elfesbergu.
Hofenhajmi, i cili zotëron kartonin e Asllanit, dëshiron ta mbajë 22-vjeçarin, megjithëse dëshira e tyre mund të duket e vështirë për t’u përmbushur.
“Bild”-i bën me dije se Borusia e Mënshengladbahut, Shtutgarti, si dhe 4 skuadra të tjera të Bundesligës kanë shprehur interesimin për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.
Lini një Përgjigje