Milani zyrtarizon Igli Taren, shqiptari: Do përkushtohem maksimalisht për tu rikthyer tek sukseset

26 Maj 2025, 19:00Sport TEMA
Milani zyrtarizon Igli Taren, shqiptari: Do përkushtohem maksimalisht

Milani zyrtarizon emërimin e Igli Tares si drejtorin sportiv të klubit kuqezi.

Ai do të raportojë drejtpërdrejt te CEO-ja i klubit, Giorgio Furlani.

NJOFTIMI

I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 korrik 1973, Tare ka një përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, pasi ka luajtur për klube si Brescia, Bologna dhe Lazio. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai u afirmua si një drejtues me profil të lartë, duke shërbyer për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet si Drejtor Sportiv i S.S. Lazio. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e fundit të klubit, përfshirë tre trofe të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa italiane.

CEO-ja i Milanit, Giorgio Furlani, deklaroi:

“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të nisur procesin tonë të rindërtimit: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me njohjen e thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti sportiv ambicioz.”

Ndërkohë, Drejtori i ri Sportiv i Milanit, Igli Tare, komentoi:

“Të bëhesh pjesë e një klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. E falënderoj klubin për besimin që më ka dhënë me këtë rol. Klubi e njeh mirë vendosmërinë time dhe dëshirën për të arritur sukses: do t’i përkushtoj gjithë përvojën time në shërbim të këtij klubi të madh, që është i vendosur të rikthehet në qendër të futbollit italian dhe atij evropian.”

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Tarek "shqiptar"!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site...... gezuar ramazonin !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllavo Komunistet Turko Mongole

      Urime Krenarise Arbnore...Je Geni Fenikas qe Ringrihet nga Pluhuri dhe Sundon per 1000 Vjet...Je Perfaqesimi Madheshtor dhe Besojme Plotesisht se do arrijsh Majat e Futbollit se je prej Rraces t'Lekes s'Madh (Alexand'rit)..Pirros e Kastriotit..Urime

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje