Silvinjo rikthen në skenë ëndrrën e vjetër të Panuçit: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

26 Maj 2025, 19:00Sport TEMA
Silvinjo rikthen në skenë ëndrrën e vjetër të

Silvinjo foli sot në konferencë për shtyp për listën e përzgjedhur të lojtarëve. Trajneri brazilian rikujtoi në fjalën e tij një argjentinas, me origjinë shqiptare.

“E bukura e kësaj Kombëtareje është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës, kemi edhe një lojtar shqiptar në Argjentinë”, u shpreh Silvinjo ndër të tjera.

Konkretisht bëhet fjalë për Tomas Guidarën. 29-vjeçari u përfol fillimisht për kalimin te kuqezinjtë në vitin 2018. Asokohe ishte trajner Panuçi.

Guidara luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Aktualisht është pjesë e Hurakan në Argjentinë ku është përqëndruar e gjithë karriera e tij.

1 Komente

  1. T
    Thirreni cfar prisni akoma ?

    Argjentina eshte e njohur per Kualitetin e Futbollisteve siedhe Brazili etj te Amerikes Latine . Ardhja e Tomas Guidares do i bente mir Shqiperise ne shume apekte ,edhe ne ate te jojes .Cfar pritet sakoma !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje