Përfundon zyrtarisht aventura e Armando Brojës te Evertoni. Sulmuesi shqiptar e mbyll huazimin e tij pas disa muajsh në “Goodison Park”, ndërsa klubi anglez kishte shfaqur interes për ta blerë përfundimisht nga Chelsea.
Megjithatë, për shkak të kërkesave të larta financiare nga londinezët, marrëveshja nuk u arrit.
Si pasojë, tekniku David Moyes vendosi ta lërë Brojën jashtë planeve në ndeshjet e fundit të Premier League.
“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar për kontributin e tyre në përmirësimet që kemi arritur në fushë. Ata treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë qëndrimit në klub. I urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armando të gjitha të mirat në karrierën e tyre.”
Te vjen keq per Brojen por eshte nje lojtar statik.Ne nje kampionat te shpejte e fizik si ai anglez Broja bije menjehere ne sy si kembesor qe vetem ecen ne fushe dhe shume rralle kthehet te ndihmoje mbrojtjen. Edhe me kombetaren ecen ne fushe 95% te kohes.